|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon të mbahet seanca ndaj të akuzuarit për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka dështuar të mbahet seanca në rastin ku Bejtullah Shala po akuzohet për veprën penale ‘Falsifikim i dokumentit zyrtar’.

Në seancën e sotme, kryetarja e trupit gjykues, gjyqtarja Alltën Murseli deklaroi se mungojnë i akuzuari Bejtullah Shala dhe mbrojtësi i tij, avokati Rrustem Lajqi. Të njëjtit sipas gjyqtares janë njoftuar me kohë lidhur me seancën, por të cilët nuk e kanë arsyetuar mungesën e tyre.

Në seancë për sot ishin paraparë të dëgjoheshin dy dëshmitar, E.G, i cili ishte i pranishëm dhe N.K, i cili mungoi.

Seanca e radhës u caktua të mbahet për datën 6 qershor 2024, nga ora 09:00.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i akuzuari Bejtullah Shala, akuzohet për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikim i dokumentit zyrtar’, vepër e cila është e dënueshme nga gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet burgim, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Leotrim Pajaziti

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter