|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj pronarit të kompanisë “Sallahu” dhe auditorit të MI-së

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin ndaj drejtorit të Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, Begzat Musliu, si dhe të ish-drejtorit të kompanisë “Sallahu” Sh.P.K, Naim Sallahu, të akuzuar për korrupsion.

Deri tek dështimi i seancës erdhi pas kërkesës së mbrojtësit të të akuzuarit Begzat Musliu, avokatit Adnan Pacolli, për shtyerjen e seancës së sotme, pasi që është mbrojtës i ri i të akuzuarit dhe i njëjti është pajisur me vonesë me shkresat e lëndës nga mbrojtësi i kaluar dhe se nuk është njoftuar me kohë nga Oda e Avokatëve të Kosovës për caktimin e tij si mbrojtës sipas detyrës zyrtare.

Gjyqtari i rastit Avni Syla konstatoi se lidhur me pengesën e paraqitur do ti drejtohet OAK-ut me një shkresë për ti kërkuar arsyen e mosnjoftimit me kohë të avokatit të caktuar, pasi që një pengesë e tillë pengon punën e gjykatës dhe pasi që për këtë çështje gjykata ka caktuar agjendën që të punohet në këtë lëndë. 

Në seancën e sotme ishin planifikuar të dëgjoheshin tre dëshmitarë.  Seanca e radhës u caktua të mbahet për datën 16 maj 2024, nga ora 13:30.

Ndryshe, sipas aktakuzës, i akuzuari Begzat Musliu, në cilësinë e personit zyrtar, si Drejtor i Njësisë së Auditimit të Brendshëm në Ministrinë e Infrastrukturës, i ka tejkaluar kompetencat e tij, në atë mënyrë që në kundërshtim me ligjin për Auditimin e Brendshëm të Financave Publike, përkatësisht nenin 25 par. 3.3 miratimin nga udhëheqësi i subjektit të sektorit publik, ministri apo sekretari i përgjithshëm; ka kryer auditimin e lëndës së prokurimit publik me titull” Ndërtimin e urës në zgjerimin e rrugës nacionale N9 segmenti Pejë-Kuqishtë me lokacion Drelaj”, ku i pandehuri ka vepruar vetëm me kerkesë të Operatorit Ekonomik ” Sallahu” Sh.P.K, që është e ndaluar me ligj, po ashtu i pandehuri jashtë procedurave ligjore të auditimit të brendshëm, ka përpiluar raportin e auditimit në favor të Operatorit Ekonomik ” Sallahu” Sh.P.K, me qëllim të krijimit të dobisë për atë kompani, pa i vërtetuar provat në lëndën e iniciuar kundër këtij operatori, përkundër asaj që nuk ka pasur autorizim, të cilin raport jashtë procedurave e ka dërguar përmes arkivës në OSHP, të njëjtit i ka dërguar Operatorit Ekonomik; ku i pandehuri përmes dërgimit të raportit të tij në OSHP, ka ndikuar që ky organ raportin e tij ta konsideroj si provë relevante duke theksuar se ja falë besimin këtij raporti dhe si rezultat i kësaj, kërkesa Drejtoreshës së Prokurimit është refuzuar nga OSHP, që OE “Sallahu” Sh.P.L të futet në listën e zezë të OSHP-së.

Me këtë i pandehuri Begzat Musliu, akuzohet se ka kryer veprën penale  ‘Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’, nga neni 414 par. 1 i KPRK-së.

Tutje, në dispozitivin e dytë të aktakuzës, i akuzuari Naim Sallahu, akuzohet se me vetëdije shkel rregullat e prokurimit publik gjatë ofertës për dhënien e kontratës së prokurimit publik, duke paraqitur dokumentacion të rremë, me qëllim të mashtrimit në procedurat e prokurimit publik dhe me qëllim të ndikimit në vendimin e autoritetit kontraktues në procedurën e prokurimit publik, në atë mënyrë që në pozitën e pronarit të kompanisë ” Sallahu” Sh.P.L, ka ofertuar me dokumentacion të falsifikuar në Aktivitetin e Prokurimit, në të cilën lëndë ka prezantuar referencën për gjeodetin F.SH, se i njëjti kinse kishte punuar në projektin ” Ndërtimi i urës në zgjerimin e rrugës nacionale N9 segmenti Balincë” dhe në projektin” Zgjwrimi i rrugës nacionale N2, segmenti hyrja në qytetin e Prishtinës (Veternik), por në projektet në fjalë nuk ka qenë i angazhuar gjeodeti F.SH.

Me këtë i pandehuri Naim Sallahu, akuzohet se ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorim dhe Mashtrim në Prokurim Publik’, nga neni 415 par. 1 të KPRK-së.

Kujtojmë se në këtë aktakuzë, i akuzuar ka qenë edhe Fadil Shehu, i akuzuar se në cilësinë e dëshmitarit ka dhënë deklaratë të rremë në betim, mirëpo ndaj të njëjtit është vecuar procedura pasi që është arritur marrëveshje për pranim të fajësisë me Prokurorinë e Shtetit dhe se ndaj tij është shpallur aktgjykim fajësues.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga: Leotrim Pajaziti

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter