|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Filloi shqyrtimi gjyqësor ndaj zyrtarëve të komunës së Junikut të akuzuar për Korrupsion

Në Departamentin e Krimeve të Rënda të Gjykatës Thelemore në Pejë është dhënë fjala hyrëse në çështjen penale ku po akuzohen Qaush Krasniqi, Fatmir Istrefaj, Sali Pepshi, Avdyl Maloku dhe Hysen Imeri për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar ndërsa i akuzuari Albian Shehu për veprën penale legalizim i përmbajtjes së rreme.

Fjalën e saj hyrëse e dha prokurorja e shtetit Valbona Disha-Haxhosaj e cila ndër të tjera tha se, gjatë shqyrtimit gjyqësor do të dëgjohet dëshmitari B.I dhe nga i njëjti do të dëgjoni mënyrën se si është kryer vepra penale nga të akuzuarit secili veç e veç, me pas do të dëgjohet përfaqësuesja e palës së dëmtuar L.Sh drejtoreshë për administratë të përgjithshme në Komunën e Junikut e cila do të deklaroj për kompetencat dhe detyrimet e të akuzuarve veç e veç, më pas do ta dëgjohet edhe ekspertin A.Sh ekspert financiar dhe i prokurimit dhe i cili do të dëshmoj në veqanti për dëmin që i kanë shkaktuar komunës së  Junikut, gjithashtu dhe ekspertin e makinerisë A.H, i cili do të deklaroj se a janë servisuar automjetet dhe si, më pas do të administrohen provat materiale të cilat janë të listuara në aktakuzë dhe që pas administrimit të provave personale dhe materiale do të vërtetohet përtej dyshimit të bazuar mirë se secili veç e veç kanë kryer veprat penale për të cilat janë akuzuar.

Më pas mbrojtësi i të akuzuarit Qaush Krasniqi, av. Granit Cenaj në fjalën e tij hyrëse tha se, sa i përket të mbrojturit të tij edhe pse nuk e kishe përgatitjen konkrete profesionale në fushën e makinerisë i njëjti është treguar shum i kujdesshëm me edhe apo pa dashje çdo herë ka tregur ndjenjën e përgjegjësisë gjatë ushtrimit të profesionit të tij. Në bazë të dispozitës të nenit 414 decidivisht është përcaktuar që në mënyrë që të ekzistojë kjo vepër penale duhet që të jetë kryer me dashje dhe njëkohësisht i njëjti të kishte pas dijeni të nevojshme për ushtrimin e detyrës, se i mbrojturi i tij është i pafajshëm dhe këtë gjë do ta vërtetojë edhe gjykata me atë të marrjes së vendimit.

Fjalën hyrëse e ka dhënë edhe mbrojtësja e të akuzuarit Albian Shehu, av. Safete Tolaj ku ndër të tjera ka thënë se, duke marr parasysh faktet dhe provat të cilat gjenden në shkresat e lëndës e të cilat gjatë shqyrtimit gjyqësor për të mbrojturin e saj nuk do të argumentohet asnjë element i veprës penale për të cilën i njëjti ngarkohet.

Tutje mbrojtësi i të akuzuarit Fatmir Istrefaj, av. Sherif Malushaj fjalën e tij hyrëse e kishte përgatitur me shkrim.

Fjalën  e tij hyrëse e ka dhënë edhe mbrojtësi i të akuzuarit Sali Pepshi, av. Burhan Shabanaj i cili ndër të tjera tha se, veprën për të cilën ngarokohet i mbrojturi i tij për t’u provuar kjo vepër duhet në mënyrë komulative të provohen elementi objektiv që  është shpërdorimi i detyrës tejkalimi i kompetencave apo mospërmbushja e detyrës zyrtare si dhe elementi subjektiv, që është ekzistimi dashjes direkte, prokuroria nuk ka arritur të prezentojë prova për të përmbushur ekzistimin e elemetenve të vepërs penale të pretenduar. I mbrojturi i tij në procedurën e prokurimit në të cilën pretendon prokuroria që është keqpërdorur ka pas rolin e antarit të komisionit vlerësues e që në bazë të dispozitave ligjore të prokurimit antarët e komisioneve vlerësuese nuk kanë detyra vendimmarrëse mirëpo vetëm rekomanduese apo këshilluese, e që në rastin konkret, rekomandimet e tyre nuk kanë qenë detyruese dhe përcaktuese se kush do ta marr këtë vendim shkeljet eventuale të komisionit vlerësues mund të jenë objekt i një procedure administrative apo disiplinore.

Tutje me fjalën e tij hyrëse ka vazhduar mbrojtësi i të akuzuarit Avdyl Maloku, av. Dukagjin Kërveshi i cili ndër të tjera ka thënë se, duke marr në konsideratë përmabajtjen e akuzës dhe provat e propozuara për administrim kërkon nga prokuroria që në mungesë të provave të heç dorë nga akuza për të mbrojturin e tij sepse sipas tij kjo aktakuzë nuk mbështetet në prova valide dhe bindëse për të argumentuar në shqyrtim kryesor figurën konkrete të kësaj vepre penale, ekzistencën e njëkohshme të të gjitha elementeve, pra elementeve objektive dhe subjektive mungon lidhja kauzale mes veprimeve të mbrojturit të tij dhe dëmit të shkaktuar buxhetit. Sipas tij i mbrojturi i tij nuk ka pas asnjë kompetencë vendimmarrëse dhe nuk e ka keqpërdorur detyrën duke tejkaluar kompetencën e tij me dashje.

Dhe në fund, mbrojtësi i të akuzuarit Hysen Imeri, av. Blerim Ademaj në fjalën e tij hryëse tha se, gjatë këtij shqyrtimi do të provohet dhe argumentohet se i mbrojturi  i tij do të lirohet nga aktakuza pasi që akuza nuk është e mbështetur në prova dhe në mungesë të tyre i njëjti do të lirohet.

Kryetari i trupit gjykues Shaqë Curri tha se meqenëse nuk është prezent  dëshmitari B.I pasi që i njëjti gjindet jashtë shtetit seanca e radhës do të mbahet me datë 21.05.2024.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Pejë të ngritur me datë 29.09.2023, të akuzuarit Qaush Krasniqi, Fatmir Istrefaj, Sali Pepshi, Avdyl Maloku dhe Hysen Imeri që të gjithë zyrtar në komunën e Junikut në pozita të ndryshme nuk i përmbushin detyrat dhe keqpërdorin detyrën e tyre zyrtare, ndërsa sa i përket të akuzuarit Albian Shehu në cilësinë e pronarit dhe menaxherit të operatorit ekonomik ‘’Junik Reisen’’ me veprimet e tij ka kryer veprën penale legalizim i përmbajtjes së rreme.

Sipas dispozitivit të parë të aktit akuzues i akuzuari Qaush në cilësinë e personit zyrtar pranë KK në Junik, nuk i ka përmbush detyrat e tij zyrtare, në atë mënyrë që në cilësinë e mbikqyrësit të projektit në tenderin me nr.prot 636-19-7900-2-2-1, ‘’Mirëmbajtja dhe Sevisimi i Automjeteve të Komunës së Junikut’’, ka pranuar dhe aprovuar fatura të pa verifikuara duke aprovuar pagesat në kundështim me LMFP si dhe me Rregulloren e thesarit,

Me çka ka kryer veprën penale ‘’keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 par.1 të KPRK-së.

Sipas dispozitivit të dytë i akuzuari Albian Shehu, në cilësinë e pronarit dhe menaxherit të operatorit ekonomik ‘’Junik Reisen’’, fitues i tenderit me nr.prot 636-19-7900-2-2-1, mirëmbajtja dhe sevisimi i automjeteve të Komunës së Junikut, me qëllim që të vë në lajthim organin kompetent, me dashje, ka futur të dhëna jo të sakta në fatura, me qëllim të realizimit të pa drejtë të përfitimit pasuror të kundërligjshëm,

Me çka ka kryer veprën penale ‘’legalizim i përmbajtjes së rreme’’ nga neni 395 par.1 të KPRK-së.

Tutje, në dispozitivin e tretë i akuzuari Fatmir Isufaj, si person zyrtar në cilësi të U.D menaxher i zyrës së prokurimit Komuna Junik, me dashje ka tejkaluar kompetencat e tij, në atë mënyrë që ka pranuar dhe ka nënshkruar një ofertë jo serioze pikërisht kontratë me operatorin ‘’Juniku Reisen’’ lidhur me nr.prot 636-19-7900-2-2-1, mirëmbajtja dhe sevisimi i automjeteve të Komunës së Junikut, duke vepruar në kundërshtim me nenin 28 par.2 të LPP-së nuk paraparë paramasë dhe parallogari si dhe specifikimet teknike të qarta në përputhje me natyrën dhe llojin e shërbimeve që duhet realizuar,

Me çka ka kryer veprën penale ‘’keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 par.1 të KPRK-së.

Si dhe në dispozitivin e fundit të akuzuarit Sali Pepshi, Avdyl Maloku dhe Hysen Imeri, si persona zyrtar pranë KK. Junik, në kundështim me Ligjin e Prokurorimit Publik dhe Rregulloren nr. 01/2013, me dashje nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre zyrtare, në atë mënyrë që të pandehurit si bashkëkryerës me dt. 30.10.2019 me Vendimin e Kryetarit të Komunës caktohen si anëtar komisioni për vlerësimin e ofertave në projektin mirëmbajtja dhe sevisimi i automjeteve të Komunës së Junikut, të njëjtit pasi kanë vlerësuar ofertën e operatorit ekonomik ‘’Juniku Riesen’’ të njëjtën ofertë e kanë rekomanduar për kontratë edhe pse oferta e tij nuk i ka plotësuar as për së afërmi kriteret kualifikuese,

Me çka ka kryer veprën penale ‘’keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ nga neni 414 par.1 të KPRK-së.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Elvana Hatashi

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter