|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Mbahet seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarve për Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë- Departamenti Special, është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarve Dhurata Hoxha, Fitim Mustafa, Ekrem Tahiri dhe Gëzim Dushi për veprën penale: “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Fillimisht kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Vesel Ismajli njoftoi se pas konstatimit të palëve në procedurë, janë plotësuar kushtet për mbajtjen e shqyrtimit gjyqësor, andaj seanca ka filluar me marrjen në pyetje të ekspertit Agim Sheqiri.

Avokati i të akuzuarës Dhurata Hoxha Av. Florent Latifaj, i parashtron pyetje ekspertit duke i thënë se a keni përvojë dhe cila është përvoja juaj në fushatën zgjedhore,

Në përgjigjet e pyetjeve të av. Florent Latifaj, eksperti theksoi se asnjëhere nuk ka qenë pjesëmarrës në ndonjë fushatë apo tubim elektoral dhe shton se qëllimi i kontratës publike ka qenë informimi i qytetarëve për proceset integruese drejt BE-së, ndërsa sa i përket pyetjes se cilat janë dy-tre portale tjera që sipas mbrojtësit i ka përmendur eksperti, i njejti është përgjigjur se ka menduar që janë 50, por në realitet janë 17 portale. I njejti thekson se Operatori Ekonomik ka pasur marrëveshje me këto portale për kryerjën e shërbimeve të Ministrisë dhe se nuk ka faturim për portalet e tjera, sepse ajo është faturim për të gjitha portalet.

Lidhur me pagesat që nuk lidhen me pozicionin nr.26 dhe në lidhje me shërbimet sipas kontratës për informimin e  opinionit publik dhe vërtetësisë se  fletëpagesa është bërë për fushatë zgjedhore apo për Rrokumin për ato pozicione, ai përgjigjet se në fatur tregohet qartë se kontata ka pasur 72 pozicione, dhe kontestuese ishte pozicioni 26. Shtesë e kësaj, i njejti bën të ditur se, kur është dorëzuar fatura e cekur, është dorëzuar edhe për shërbime tjera dhe nuk ka qenë vetëm një shërbim.

Eksperti shton se me listën e komunikimeve është pajisur nga dosja e lëndës dhe e rithekson procesin e pagesës të të njejtave.

Seanca ka vazhduar tutje me marrjen në pyetje të ekspertit nga Av. Arber Jashari- mbrojtja e Fitim Mustafës, ku me këtë rast eksperti në përgjigjen e tij pohon se komisioni formohet me vendim, ndërsa sa i përket marrjes së vendimit për formimin e komisionit vlerësues, ai përgjigjet se e cakton zakonisht zyrtari i lartë i administratës, mirëpo ka edhe përjashtime.

Tutje senca ka vazhduar edhe me pyetjet nga av. Kosovare Musliu, ku kryesisht pyetjet u parashtruan në lidhje me qmimet kontraktuese, ndërkaq i njejti i përgjigjë duke shpjeguar këtë praktikë.

Në vazhdim të ekspertizës së tij, Av. Driton Muharremi si mbrojtës i të akuzuarit Ekrem Tahiri, në lidhje me pyetjen se me cilën provë u vërtetua që “Pr Solution” e ka paguar qoftë edhe një shërbim të vetëm të fushatës zgjedhore të ish ministres Dhurata Hoxha, eksperti përgjigjet se kontraktori ka lidhur kontratë për 50 portale, dhe në implementim e sipër e ka reduktu nga 50 në 17 portale. Pyetje ne lidhje me dokumentacionet pati edhe Prokuroria.

Seanca e sotme u ndërpre për shkak të përfundimit të orarit të punës dhe shqyrtimi do vazhdojë të nesërmën me datë 18.04.2024 nga ora 09:30.

Kujtojmë se sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, ish ministrja Hoxha po akuzohet se ka nënshkruar kontratën me operatorin ekonomik “Pr Solution”, e cila kishte për qëllim të informonte qytetarët për procesin e liberalizimit të vizave dhe marrëveshjen e stabilizim- asocimit, ndërsa e akuzuara Hoxha këtë e ka shfrytëzuar që të bëj promovimin e fushatës së saj zgjedhore si deputete në zgjedhjet parlamentare të tetorit të vitit 2019 dhe se promovimi ishte realizuar duke publikuar banerët dhe videot të cilat lidheshin me fushatën zgjedhore të të akuzuarës Hoxha, e që ishte në kundërshtim me kushtet e kësaj kontrate.

Ish Ministrja Hoxha akuzohet se me këto veprime ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Tutje, i pandehuri Fitim Mustafa, po akuzohet se si zyrtar në Prokurorim të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, ka keqpërdorur detyrën zyrtare, duke vendosur kritere shtesë ndaj Operatorëve Ekonomik, në mënyrë që të shpërbëhej Operatori Ekonomik “PR Solution”. Ndërsa i akuzuari Ekrem Tahiri akuzohet se në cilësinë e bashkëpronarit të operatorit ekonomik “PR Solution” nuk kishte kryer punët e kontraktuara sipas kontratës, mirëpo i njëjti kishte kryer shërbime të cilat nuk ishin në pajtim me kushtet e kontratës dhe se me këtë ka kryer veprën penale të ndihmës në kryerjen e veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Jon Ramadani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter