|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon seanca për të akuzuarin për keqpërdorim dhe mashtrim me prokurim publik

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamentin për Krime të Rënda, me trup gjykues Gëzim Ademi, në cilësi të kryetarit, Medie Bytyqi dhe Gent Beka, në cilësi të anëtarëve, është paraparë të vazhdohej me shqyrtim gjyqësor për të akuzuarin Liman Buzoku, i akuzuar për veprën penale Keqpërdorimi me prokurim publik.

Në konstatimin e prezencës së palëve, u konstatua mungesa e të pandehurit. Mbrojtësi i të akuzuarit lajmëroi që ai gjindet në shtetin e Kinës, dhe nuk ka mund të mbërrij për seancën e sotme. Megjithatë të lartthënave, gjykata konstatoi se pasi që i pandehuri nuk e ka arsyetuar mungesën edhe pse është thirrur për seancën e sotme në mënyrë të rregullt, për të njëjtin do të lëshohet urdhërarrest për sigurimin e prezencës së tij në seancën e ardhshme për shqyrtim gjyqësor.

Në bazë të aktakuzës së ngritur nga Prokuroria e Shtetit, më datë 30 Dhjetor 2021, Liman Buzoku, është akuzuar për veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi me prokurim publik”, sepse i njëjti në vitin 2021, në Komunën e Drenasit, me vetëdije ka shkelur rregullat e prokurimit publik gjatë ofertës për dhënien e kontratës së prokurimit publik, duke paraqitur kështu dokumentacion të rremë. E tërë kjo me qëllim të mashtrimit në procedurat e prokurimit publik dhe të ndikimit në vendimin e autoritetit kontraktues. Në pozitën e Drejtorit të Kompanisë “Matkos Pharm”, i akuzuari ka ofertuar me dokumentacion të falsifikuar në Aktivitetin e Prokurimit  për “Furnizim me barëra dhe material shpenzues mjekësor”, dhe kishte ofertuar referencat si në vijim: Referencë nga “Trident” Sh.p.k, Referencë QKMF – Suharekë, Referencë nga “Tosi” Sh.p.k, “Lika Pharmacy”, “Liri-Med” Sh.p.k, “Nesa Denta”, “Smart Pharm”, “Valerina”, “Gega Pharm”, “Cani Dent” dhe “Shemo”. Kompania “Matkos Pharm” ishte shpërblyer me kontratë në vlerë prej 68,938.50 Euro, mirëpo gjatë kohës së pritjes së kalimit të afatit të ankesave, rrjeti i OJQ-ve, “Avonet”, ka njoftuar Komunën e Drenasit se lidhur me këtë Aktivitet të Prokurimit, operatori ekonomik “Matkos Pharm”, dyshohet se ka paraqitur dokumentacion të falsifikuar, ku edhe pas verifikimit, ishte vërtetuar ashtu. Anulimi i tenderit ishte bërë si rezultat i kësaj.

Shënim: I akuzuarit i përmendur në këtë postim konsiderohet i pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tij me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.

Monitoruar nga Rina Murseli

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter