Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, me kryetar të trupit gjykues Rrahman Beqiri dhe antarët Ngadhnjim Arni dhe Lutfi Shala, sot më datë 27 Gusht 2024 është zhvilluar seanca për të akuzuarit: Hajdin Hoxha, Avni Mehana, Nehat Halili, Fehmi Veseli, Bajram Rexhepi, dhe Ibrahim Miftari, të akuzuar për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Kjo çështje penale është kthyer ne rigjykim nga Gjykata e Apelit, përmes Aktvendimit të datës 25 Korrik 2019.
Në hapje të kësaj seance, u konstatua mos prezenca e të akuzuarëve Avni Mehana dhe Fehmi Veseli për të cilet gjykata është njoftuar nga policia e shtetit se të njejtit gjinden jashtë Kosoves.
Seanca e shqyrtimit gjyqësor ka vazhduar me propozimin e Prokurorit speciale Naim Abazi, që ky rast pasi që ishte në rigjykim të veqohet për dy të akuzuarit të cilet ishin të pa arritshem për gjykaten nga pjesa tjetër e të akuzuarëve që ishin të pranishem në këtë seancë.
Në lidhje me këtë propozim nuk ka pasur kundershtime nga mbrojtësit e të gjithë të akuzuarëve tjerë prezent në këtë seancë.
Trupi gjykues pas degjimit te palëve ka marur aktvendim që të veçohet procedura për të akuzuarit Avni Mehana dhe Fehmi Veseli, dhe ndajë të njetëve do ndërmeren veprime ligjore me qëllim të sigurimit të tyre.
Tutje, seanca e shqyrtimi gjyqësor ka vazhduar në procedurë të veçuar për të pandehurit prezent, ku me pajtimin e palëve është konstatuar e lexuar aktakuza dhe ku të akuzuarit : Hajdin Hoxha me mbrojtës Bashkim Mehana, Nehat Halili me mbrojtës Isa Hyseni, Bajram Rexhepi me mbrojtësen Blerina Restelica dhe Ibrahim Miftari me mbrojtësen Fatmire Braha, janë deklaruar të pafajshëm në lidhje me akuzat që ju vihen në barë.
Seanca ka vazhduar me fjalën hyrëse të prokurorit të shtetit, i cili ka deklaruar se qëndron në tërsi prapa fjalës hyrëse të dhënë në shqyrtimin e mbajtur në Gjykaten Themelore në Mitrovicë, gjithashtu në fjalën hyrëse mbrojtësit e të akuzuarëve kan qëndruar në tërsi pranë fjalëve hyrëse të dhëna në shqyrtimin e kaluar gjyqësor me dt.17.10.2018.
Seanca ka vazhduar me administrimin e provave materiale, ku prokuroria ka mbetur në tërsi pranë provave të adminsitruara në shqyrtimin e kaluar gjyqësor.
Në lidhje me këtë, mbrojtësja Fatmire Braha e të akuzuarit Ibrahim Miftari, ka pasur vërejtje sipas procesverbalit të dt.15.10.2018, ndërsa palet tjera skan pasur vërejtje lidhur me provat e adminsitruara.
Seanca ka vazhduar me marrjen në pyetje të të akuzuarëve, ku të gjithë duke shfrytëzuar të drejtën për tu mbrojtur në heshtje kan deklaruar se qëëndrojn pranë deklaratave të dhëna në shqyrtimin e kaluar gjyqësor.
Tutje, pasi palët skanë pasur ndonjë propzoim tjetër, seanca e shqyrtimit gjyqësor ka vazhduar me fjalën përfundimtare, ku të gjitha palët kan qëndruar në tërsi pranë fjalëve përfundimtare të dhëna në shtyqrtimin e kaluar gjyqësor.
Andaj,pas përfundimit të seancës gjykata ka caktuar shpalljen e aktgjykimit për datë 29.08.2024 ora 13:15.
Në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale, të akuzuarit e lartcekur akuzohen sepse ka ekzistuar dyshimi i bazuar se nga data 1 Dhjetor 2013 deri më datë 4 Prill 2014, duke vepruar si grup i organizuar dhe i strukturuar, në bashkëpunim me dy të dyshuarit Lutfi Peca dhe personi me emrin Faik, që të dy nga Kukësi i Republikës së Shqipërisë, me qëllim të përfitimeve të dobisë pasurore, pa pasur autorizim kanë blerë dhe poseduar me qëllim të shitjes, substanca narkotike të llojit marihuanë, ashtu që më datën 1 Dhjetor 2013, rreth orës 10:20 minuta, në Komunën e Mitrovicës, gjatë një kontrollë të kryer nga ana e PK-së, në një automjet, që ka qenë pronë e të pandehurit Ibrahim Miftari, i cili ishte duke e drejtuar këtë automjet, e ku ishte i pandehuri Nehat Halili, kanë gjetur dhe sekuestruar substancë narkotike të llojit marihuanë në sasi prej 9 kg e 993.7 gram, të cilën sasi e kishte blerë i pandehuri Muhamet Mangjolli nga i pandehuri Avni Mehana dhe pastaj ishin zënë në të njëjtën kohë dhe vend duke e përcjellur veturën ku ishte vendosur narkotiku.
Ndërsa më datë 24 Shkurt 2014, gjatë një kontrolle të PK-së, në Magjistralen Mitrovicë-Ulqin, në veturën e të pandehurit Fehmi Veseli, kanë gjetur dhe sekuestruar narkotikë të llojit marihuanë në sasi prej 4 kg e 0.84 gram, dhe gjithashtu më datë 3 Prill 2014, në veturën e të pandehurit Bajram Rexhepi, përsëri pas kontrollës nga PK, i është gjetur narkotikë të llojit marihuanë, në sasi prej 9 kg e 200 gram. Që të gjithë sasinë e lartcekur të narkotikut, të pandehurit e kishin blerë me qëllim të shitjes ng ai dyshuari Lutfi Pecan ga Kukësi, i cili dyshohet se është organizator dhe udhëheqës i këtij grupi kriminal.
Më tej, sipas aktakuzës, i pandehuri Mangjolli në muajin Nëntor të vitit 2013, në Mitrovicë, me propozim dhe ndërmjetësim të të pandehurit Fehmi Smakiqi, ka marr nga i pandehuri Florim Zeneli një sasi të narkotikut marihuanë, 3.5 kg, si kundërvlerë të një veture të tipit Audi, që e kishte në shfrytëzim i pandehuri Mangjolli.
Nga këto cka u thanë më lart, të gjithë të pandehurit akuzohen se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal” nga neni 283 i KPRK-së, lidhur me veprën penale “Blera, posedimi, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 273 i KPRK-së.
Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.
Monitoruar nga Ilir Koçani