Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor në rastin e njohur si ‘Subvencionet 1’, në rastin ku Luan Statovci, Sadat Shkodra, Salih Statovci, Berat Nika, Hasan Maxharraj, Kushtrim Zogaj, Jeton Sylaj, Lulzim Hajdaraj, Musa Nivokazi, Almir Abdurrahmani, Afrim Abazaj dhe Florim Nimanaj akuzohen nga Prokuroria Speciale, për kryerjen e veprave penale “Marrje ryshfeti”, “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, dhe “Mashtrim me subvencione”.
Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Kujtim Krasniqi theksoi se në seancën e sotme do të vazhdohet me paraqitjen e mbrojtes së të akuzuarve.
Në mbrojtjen e tij i akuzuari Berat Nika, nga pytjet e av. Feim Alaj theksoi se sa i përket fermerit me emrin Bekim Shala, se nuk e ka kontrolluar dosjen e tij, dhe të njejtin nuk e ka njohur më herët dhe rrjedhimisht nuk e ka takuar ndonjëherë.
Ndërsa, sa i përket të akuzuarit Alban Bushati se a i kishte kërkuar ndonjë ryshfet i akuzuari theksoi se kjo nuk kishte ndodhur.
Lidhur me një takim i cili supozohej se kishte ndodhur në qytetin e Istogut, së bashku me të akuzuarin Sadat Shkodra, në pytjen e av. Genc Humolli i akuzuari Nika theksoi se ky takim nuk kishte ndodhur dhe rrjedhimisht ryshfeti i cili theksohet në akuzë nuk ka pasur si të ndodh.
Në pytjet e Prokurorit Special, Rafet Halimi i akuzuari theksoi se, me personin Alban Bushati, ka pasur vetëm raporte zyrtare pasi kanë pasur pozitë të njejtë, përkatësishtë Drejtoria e Bujqësisë dhe vetëm ky raport e ka ndërlidhur me të njejtin.
Kurse, sa i përket cështjes së dhënjes së ryshfetit, nga Alban Bushati tek Sadat Shkodra, i akuzuari Nika theksoi se nuk ka qenë prezent, dhe kjo gjë nuk ka ndodhur ndonjëherë.
Në fund të mbrojtjes së tij i akuzuari Berat Nika, theksoi se nuk ka të bëjë me këtë rast, dhe rrjedhimisht ndonjë fermer të ketë përfituar ndonjë ryshfet.
Në mbrojtjen e tij i akuzuari, Hasan Maxharraj, nga pytjet e av. Arianit Koci, theksoi se në pozitën e tij zyrtare në Komunën e Istogut kishte punuar në Drejorinë e Bujqësisë, në kuadër të Drejtorisë theksoi se kishte filluar cështja e dhënjes së Subvencioneve, ai shtoi se nuk kanë pasur për obligim dhënjen e raportit për Ministrinë e Bujqësisë, pasi kanë pasur raportin me të gjitha të dhënat e kërkuara.
Tutje, shtoi se sa i përket cështjes së identifikimit të ngastrave, kanë bërë verifkifimin e dokumentacionit dhe të njejtat i kanë dërguar në Ministrinë e Bujqësisë.
Në vazhdim të mbrojtjes së tij, i akuzuari Hasan Maxharraj, theksoi se në Ministrinë e Bujqësisë, ka ndodhur një skandal i cili ka shkaktuar një tollovi, ku rrjedhimishtë afër 4 mijë fermerë janë eleminuar nga konkursi për shkak të dokumentacionit. Tutje, shtoi se në vitin 2021 ka pasur 50% më pak Subvencionim nga ana e Ministrisë së Bujqësisë.
Pastaj, në vitin pasues, i akuzuari theksoi se, është lehtësuar procedura e aplikimit, duke shtuar se nuk kishte pasur nevoj për dokumentacion shtesë, vetëm me letërnjoftim ishin bërë aplikimet.
Kurse, sa i përket pjesës së akuzës në të cilën përmenden disa persona të komunitetit serb, i akuzuari theksoi se ai ka shfrytëzuar toka të huazuara edhe nga komuniteti serb.
Në fund të mbrojtjes së tij, me propozim të mbrojtësit të tij av. Arianit Koci, i akuzuari theksoi se do të shfrytëzoj të drejtën e tij për tu mbrojtur në heshtje.
Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Kujtim Krasniqi, theksoi se seanca e sotme duhet të ndërpritet, ndërsa, mbrojtja e të akuzuarve do të vazhdojë në seancën e radhës e cila do të mbahet nesër me datë 30 Gusht nga ora 09:30.
Aktakuza e ndryshuar më 4 prill 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ngarkon Luan Statovcin, Sadat Shkodra, Salih Statovci, Berat Nika, Hasan Maxharraj, Kushtrim Zogaj, Jeton Sylaj, Lulzim Hajdaraj, Musa Nivokazi, Almir Abdurrahmani, Afrim Abazaj dhe Florim Nimanaj me veprat penale “Marrje ryshfeti”, “Keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”, “Mashtrim me subvencione”, e të tjera.
Ndërsa, më 19 prill 2022 Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj shtatë të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”, Alban Bushati, Kastriot Berisha, Bekim Shala, Flamur Zeqiri, Habibe Dauti, Dukagjin Mavraj dhe Daut Kabashi, duke i dënuar me 6 vite e 1 muaj burgim dhe 2 mijë euro gjobë, të cilët kishin pranuar fajësinë për kryerjen e veprës penale për të cilën akuzohen.
Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të
vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.
Monitoruar nga: Arton Hoxha