Projekt i realizuar nga:

Dëgjohet një dëshmitare në rastin e njohur si ‘TOKA 2’

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Depratamentin Special, me trup gjykues, Kryetar i trupit gjykues, gjyqtari Vesel Ismaili, dhe anëtarët e trupit gjykues, gjyqtarët Valon Kurtaj, Rrahman Beqiri është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor, në rastin e njohur si ‘TOKA 2’, ku akuzohen Mehmet Prishtina, Dukagjin Emërllahu, Nexharije Hoti dhe Avni Maxhuni për veprat penale ‘Krim të organizuar’, ‘Nxjerrja e kundërligjshme e vendimeve gjyqësore’,’ Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘Falsifikim i dokumentit zyrtar’ dhe  ‘Shpërlarja e parave’.

Fillimisht, kyetari i trupit gjykues, gjyqtari Vesel Ismaili, theksoi se sa i përket dëshmitarës, S.A. nuk kanë marrë përgjigje lidhur me adresën e saj, shtoi se për të njejtën kanë kontaktuar me Stacionin Policor për identifikimin e vendbanimit të saj, por kjo nuk është arritur. Tutje, gjyqtari Vesel ismaili shtoi se në seancën e sotme do të dëgjohet dëshmitarja P.M.

Në dëshminë e saj, nga pytjet e Prokurorës Speciale, Merita Bina – Rugova, dëshmitarja theksoi se, lidhur me një tokë e cila kishte qenë e saj, se kishte qenë e ndarë në pesë pjesë të barabarta, kjo tokë ju ishte marrë në një kohë, tutje shtoi se toka ju ishte kthyer me aktvendim.

Ndërsa, në periudhën e pasluftës, dëshmitarja theksoi se kanë punuar tokën pasi kanë poseduar edhe aktvendimin, shtoi se ju ishte kërkuar që të dërgonin dokumentacionin e nevojshëm, në njohurinë e saj, theksoi se këtë dokumentacion e kanë dorëzuar në Arkivën e Prishtinës.

Dëshmitarja tutje shtoi se, në Arkivë e kishin dorëzuar dokumentacionin duke pritur se do të ju regjistrohej toka, përkatësishtë edhe dokumentet nga matjet e tokës, planet, pra të gjitha të kryera nga Gjeometri, por pavarsishtë kësaj, toka nuk ishte regjistruar.

Kurse, sa i përket dokumenteve që ju kishin thënë se ju mungojnë për të regjistruar tokën, dëshmitarja theksoi se, ju kishin thënë se Agjencioni po kërkon disa dokumente, por të njejtat theksoi se nuk i kujtohen në këtë moment. Lidhur me këto dokumente, dëshmitarja theksoi se kanë arritur deri tek to, përmes një Zyrtare të Arkivit.

Tutje, dëshmitarja theksoi se, sa i përket këtij rasti, të gjithë pronarët e tokës, kanë bërë padi lidhur me këtë tokë, dhe rrjedhimisht shtoi se asnjëherë nuk janë tërhejkur nga padia. Ndërsa, autorizimin nga Zyrtarja e kanë tërhekur në momentin që ju është dhënë aktvendimi për punimin e tokës.

Në vazhdim të dëshmisë së saj, nga pytjet e mbrojtjes, sa i përket personave të akuzuar se a i njeh ndonjërin prej tyre, dëshmitarja theksoi se, nuk i kujtohet se e njeh ndonjërin prej tyre.

Kurse, sa i përket një personi me emrin Skender Bajrami, se a i kishte shitur tokën, dëshmitarja shtoi, se tokën e saj nuk e ka shitur tek ky person, pasi nuk ishin marrë vesh sa i përket cmimit, dhe me të njejtin nuk janë takuar më.

Lidhur me deklarimin e saj, se toka ju ishte kthyer përgjatë viteve të 90-ta me aktvendim, dëshmitarja theksoi se këtë aktvendim e posedojnë në kopje orgjinale dhe është i vulosur. Kurse, sa i përket mos-regjistrimit të tokës, dhe vonesës për më shumë se 18 vite, dëshmitarja theksoi se ju ishin drejtuar organeve, por ju ishte thënë se ka kohë, dhe rrjedhimisht kjo ishte arsyeja pse nuk e kishin regjistruar tokën në kohë.

Ndërsa, sa i përket mashtrimit i cili i ishte bërë nga Zyrtarja e Arkivit, dëshmitarja theksoi se avokati i saj e ka paraqitur këtë rast në Polici, tutje shtoi se nuk e ka parë ndonjëherë pas kësaj kohe, kishte tentuar të kontaktonte me të, por nuk kishte arritur.

Lidhur me dëshmitarën S.A. mbrojtja theksoi se nuk pajtohen që deklarata e saj të konsiderohen si të lexuara, rrjedhimisht nga Gjykata kërkuan që dëshmitarja të jetë prezente që të dëgjohet në këtë rast.

Kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Vesel Ismaili, theksoi se do të verifikohen deklaratat e dhëna nga dëshmitarja, dhe lidhur me këtë cështje do të vendosin nëse do të konsiderohen të lexuara deklarimet e saj, shtoi se seanca e sotme duhet të ndërpritet, ndërsa, seanca e radhës u caktua të mbahet me datë: 17 Tetor nga ora 09:30.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale, Mehmet Prishtina, Dukagjin Emerllahu e Nexharije Hoti e Avni Maxhuni, akuzohen për veprën penale “krim i organizuar”. Ata akuzohen se nga fillimi i vitit 2009 e deri në tetor të vitit 2014, në territorin e Kosovës, më qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, kanë kryer krime të rënda si pjesë e një grupi kriminal të strukturuar.

Prokuroria pretendon se Mehmet Prishtina ka qenë organizator, mbikëqyrës dhe menaxher i aktiviteteve të grupit kriminal të organizuar të përbërë nga Prishtina, Nexharije Hoti dhe Avni Maxhuni. Hoti e Maxhuni, sipas prokurorisë, dyshohet se i kanë menaxhuar aktivitetet kriminale të këtij grupi duke u dhënë udhëzime pjesëtarëve tjerë të këtij grupi.

Ata akuzohen edhe për veprën penale “falsifikimi i dokumenteve zyrtare”, “shpërlarja e parave në vazhdimësi”, ndërsa bashkë me Emërllahun akuzohen edhe për veprat penale “ndihma në kryerjen e veprës penale të nxjerrjes së kundërligjshme të vendimeve gjyqësore të paligjshme”, “ndihma në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare”,  “grabitja” dhe “shpërlarja e parave në vazhdimësi” Hoti akuzohet për krim të organizuar të ndërlidhur me veprat penale të nxjerrjes së kundërligjshme të vendimeve gjyqësore dhe shpërdorimit të detyrës zyrtare në vazhdimësi.

Nexharije Hoti akuzohet se si gjyqtare e Gjykatës Komunale të Prishtinës, e caktuar në çështjen civile nr.724/2009, për të drejtat pronësore mbi ngastrat shoqërore, ka gjykuar lëndën në dobi të Dukagjin Emërllahut, i cili ka bashkëpunuar me Mehmet Prishtinën dhe me dashje që t’i shkaktojë dëm buxhetit të Republikës së Kosovës, ka nxjerrë vendim të paligjshëm me të cilin ka aprovuar padinë e Emërllahut për të drejtat pronësore të mbi 45 ngastrave me një sipërfaqe prej 36.45 hektarë, që kanë qenë në posedim të të paditurave KBI “Kosova Export”, dhe zyra rajonale e Asgjësisë Kosovare të Privatizimit.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga: Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter