Projekt i realizuar nga:

U bë shpallja e aktgjykimit për ish-zyrtarin e gjendjes civile në Fushë Kosovë i akuzuar për falsifikim të dokumentit zyrtar

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për krime të rënda, sot me datë 12.09.2024, është zhvilluar seanca e shqyrtimit fillestare mbi marrëveshjen për pranimin e fajësis, për veprën penale ‘Falsifikim i dokumentit zyrtar’ e lidhur në mes Prokuroris së Shtetit dhe të akuzuarit Bejtullah Shala.

Në hapjen e shqyrtimit fillestar, kryetari i trupit gjykues gjyqtari i rastit, Gent Beka, ka konstatuar prezencën e Prokurores së Shtetit Elza Bajrami, të akuzuarit Bejtullah Shala përfaqësuar nga mbrojtësi i tij Bledar Gashi.

Tutje, në deklarimin e saj prokurorja e rastit, ka njoftuar gjykatën, se me kërkesë të mbrojtësit të të akuzuarit dhe me autorizimin e kryeprokurorit të Prokuroris Themelore në Prishtinë, janë zhvilluar takime preliminare dhe negociata në lidhje me marrëveshjen për pranimin e fajësis nga ana e të akuzuarit Bejtullah Shala, lidhur me veprën penale për të cilën akuzohet, ku me datë 31.05.2024 ka rezultuar me arritjen e marërveshjes konform dispozitave ligjore dhe e bazuar në të gjitha provat e realizuara nga hetimet dhe për këtë arsye i propozojm gjykatës që të njejtën ta aprovoj.

Në fjalën e tij mbrojtësi i të akuzuarit, avokati Bledar Gashi, në mes tjerash ka deklaruar se: mbeten pranë marrëveshjes së pranimit të fajësis e lidhur me 31.05.2024 në prezenc të akuzuarit dhe mbrojtësit të tij, prokurorit të shtetit dhe me miratim nga ana e kryeprokurorit të Prokuroris Themeloren në Prishtinë.

Gjithashtu, i njejti ka theksuar se i mbrojturi i tij është njoftuar për pasojat e mos respektimit të marrëveshjes dhe gjykatës i ka propozuar që një marrëveshje e till të aprovohet.

I akuzuari Bejtullah Shala, ka mbështetur në tërsi deklarimin e mbrojësit të tij Bledar Gashi.

Pas deklarimit të palëve, kryetari i trupit gjykues me aktvendim ka aprovuar marrëveshjen për pranimin e fajësis.

Në lidhje me lartësin e dënimin, si Prokurorja e Shtetit gjithashtu edhe mbrojtësi i të akuzuarit i kanë propozuar Gjykatës që të akuzuarit ti shqiptohet dënim në përputhje me marrëveshjen për pranimin e fajësis, e cila parasheh 6 muaj burg që i zëvendësohet me dënim me gjobë në vlerë prej 3000 deri 3500 euro, duke pasur parasysh rrethanat lehtësuse për të akuzuarin dhe për të cilat i njejti nuk ka shprehur ndonjë kundërshtim.

Andaj, meqense palët skanë pasur deklarime dhe propozime tjera, gjykata ka konstatuar se seanca ka përfunduar, ndërsa shpallja e aktgjykimit është bërë menjëherë, ku të akuzuarit i është shqiptuar dënim në kohëzgjatje prej 6 muaj burgim dhe me pelqimin e të akuzuarit e njejta do konvertohet në dënim me gjobë prej 3000 euro, i cili obligohet që ta paguaj brenda afatit prej 3 muaj nga dita e plotfuqishmeris së këtij aktgjykimi, ndërsa për shpenzimet në procedurë penale në emër të paushallit gjyqësor, obligohet të paguaj shumen në vlerë prej 100 euro në afat prej 15 ditësh.

Palët e pakënaqura kundër këtij aktgjykimi do kenë të drejtë ankese brenda afatit ligjor në Gjykatën e Apelit

Rikujtojm se me datë 08.06.2023, Gjykata Themelore në Prishtinë, të akuzuarit Bejtulla Shala së bashku me një të akuzuar tjetër L.I, secilit veç e veç i ka shqiptuar dënim në kohëzgjatje  prej një viti burgim efektiv dhe ndalim i ushtrimit të profesionit dhe veprimtarisë ose detyrës në ohëzgjatje prej dy vite për shka të veprës penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ nga neni 422 par.1 të KPRK-së.

Sipas marrëveshjes të  dt.31.05.2024 për rastin penale Nr. PP.I 71/24K, i pandehuri Bejtullah Shala, pajtohet që të pranoj fajësin lidhur me dispozitivin e aktkauzës PP.I 71/24K, se ka kryer veprën penale ‘Falsifikim i dokumentit zyrtar’ nga neni 434 par.1të KPRK-së.

Gjithashtu, palët janë pajtuar si pjesë e kësaj marrëveshje ti rekomandohet gjykatës që të pandehurin ta dënoj me një dënim më të butë, siç parashihet me nenin 230 par.1 pika.1.1 dhe 1.2 lidhur me par 11, pika11.1dhe 11.3 të KPRK-së lidhur me nenin 71 par.1, pika 1.3 dhe neni 72 par 1, pika 1.6 të KPRK-së (dënim i propozuar prej 6 muaj burg ti zëvendësohet me gjobë prej 3000-3500 euro.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i akuzuari Bejtullah Shala, akuzohet për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikim i dokumentit zyrtar’ nga neni 434 par.1 të KPRK-së, vepër e cila është e dënueshme nga gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet burgim, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse

nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitorues Ilir Koçani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter