Projekt i realizuar nga:

Shtyhet vazhdimi i gjykimit në rastin ‘Ukë Rugova’ 2

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, ka dështuar vazhdimi i gjykimit ndaj të akuzuarve: Fitim Beqiri, Azad Beqirja, Liridona Beqiri, Kujtim Avdyli, Hamza Beqiri, Dritëro Voca, Haxhi Islami, Valon Selimi, Azem Koskoviku, Visar Beqiri, Begë Shaqiri, Ragip Gashi, Hasan Shaqiri, Fadil Ahmeti dhe Edison Idrizi për veprën penale ‘Krim i organizuar për kontrabandim me emigrantë dhe mbajtje në pronësi ose posedim të pa autorizuar të arëmve.

Në hapje të seancës, Gjyqtari i trupit gjykues Kujtim Krasniqi, ka konstatuar mungesën e të akuzuarëve Begë Shaqiri, i cili sipas mbrojtësit të tij gjindet jashtë shtetit,  Azem Koskovikut i cili ska arsyetuar mungesën edhe pse është ftuar në mënyrë të rregullt, gjithashtu mungesën e mbrojtësit të të pandehurit Haxhi Islami për çka Gjykata të njëjtit do i siguroj mbrojtës për   seancën e rralles.

Në këtë seancë prezent përveq pjesës tjetër të të akuzuarëve dhe mbrojtësve të tyrë ka prezentuar edhe Prokurorja e Shtetit Merita Bina Rugova.

Tutje,për shkak të mungesës së kushteve ligjore për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor, Gjykata  me aktvendim ka shtyer seancën për datë 29 Tetor 2024 në ora 09:30.

Prokuroria Speciale ka ngritur Aktakuzën PPS nr.89/2013 me datë 18 maj 2016  në të cilën pretendon se personat e lartcekur me qëllim të përfitimit material për vete kanë pajisur qytetarët e Kosovës në mënyrë shtrembëruese dhe korruptive me viza Shengen-Italiane.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse

nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitorues Ilir Koçani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter