Projekt i realizuar nga:

Filloj gjykimi ndaj ish-zyrtareve të MASHT-it dhe të tjerëve për Korrupsion

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rend, sot me datë 07.10.2024 ka filluar gjykimi ndaj të akuzuarve: Nerxhivane Sejdiu, Bukurije dhe Valentina Borovci dhe Mehmet Sahitolli, për veprën penale të ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ .

Në hapjen e shqyrtimit fillestar, gjyqtari i rastit, Ertan Sejfulla, ka konstatuar prezencen eprokurorit të shtetit Kujtim Munishi, të akuzuarëve: Nerxhivane Sejdiu me mbrojtësin Florim Shefqeti, Bukurije Borovci me mbrojtësin Visar Vehapi, Valentina Borovci me mbrojtësin Reshat Millaku dhe Mehmet Sahitolli me mbrojtësin Sefdali Zejnullahu.

Tutje, pas leximit të të drejtave dhe detyrimeve për palët, në pyetje të gjyqtarit të rastit në lidhje me pajisjen e mbrojtjes me provat nga shkresat e lëndes, mbrojtësit e të pandehurit janë deklaruar se janë pajisur me të gjitha shkresat e lëndes, përveq të pandehurës Nerxhivane Sejdiu e cila me pajtimin e mbrojtjes së saj do të pajiset në mënyrë elektronike, pasi ska pasur mundësi të paraqitet në prokurori në njoftimin e prokurorit të rastit për pajisje me të njëjtat.

Seanca ka vazhduar me propozimin e mbrojtjes që për shkak volumit të aktkauzës e njëjta të konsiderohet e lexuar, për të cilin të gjitha palët janë pajtuar, ndërsa të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës me të cilat ngarkohen.

Mbrojtësi Visar Vehapi, i ka propozuar gjykatës dhe prokurorit të rastit, që për shkak volumit të aktakuzës dhe që në mënyrë sa më efikase të përdoret mjetei juridik për kundërshtimin e provave, prokurori i rastit ti sistematizoj dhe kategorizoj secilën dispozitiv me provat përkatëse për atë dispozitiv, me qellim që në fundë të ketë një gjykim të drejtë efikas dhe të pa anshëm për të gjitha palët.

Në lidhje me këtë propozim, prokurori i rastit ka shprehur gadishmerin për qdo sqarim dhe plotësim shtesë, më qka në ditët në vijim do ju dërgoj mbrojtësve dhe gjykates një parashtres në mënyrë elektronike me dispozitivat sipas aktakuzës dhe provat mbështetëse sipas propozimit.

Pas deklarimit të palëve, krytari i trupit gjykues ka njoftuar të pandehurit dhe mbrojtësit e tyre që në afat prej 30 ditësh kan të drejtë kundërshtimin e aktkauzës dhe provave.

Sipas aktakuzës,në përiudhen kohore 2017-2019, të pandehurat Nerxhivane Sejdiu dhe Bukurije Borovci në cilsin e përsonave zyrtar në Ministrin e Arsimit Shkencës dhe Teknologjis, gjatë impelemntimit të Kontratave -aktivitetit të Prokurorimit ‘Furnizim me Teknologji informative për nevoja të Masht-it në vlerë prej 311,458,76 euro dhe ‘Furnizim me paisje elektronike dhe vegla pune  në vlerë prej 275.00.00 euro në mes MASHT dhe  operatorit ekonomik ‘More Technology’ në bashkëkryerje duke shfrytëzuar autoritetin zyrtar, kan vepruar me dashje në atë menyrë që të përfitoj dobi pasurore operatori në fjalë me pronar Mehmet Sahitolli (dhe ndërlidhur me operatorin tjetër Tech Visiion me pronare Valentina Borovci), i kan tejkaluar kompetencat e tyre dhe nuk i kan përmbushur detyrat e tyre zyrtare, ku kan nënshkruar dhe lejuar dokumentacione për pagesa duke tejkaluar 30% e dy kontratave publike kornizë, në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik, neni 38 par.2 me ç’rast i kan shkaktuar dëme material Buxhetit të shtetit në vlerë prej  391,901.8 Euro.

Me këto veprimenë bashkëkryerje  kanë kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar’, nga neni 422 par 1.lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm, përveç nëse nga gjykata vërtetohet se janë fajtorë me vendim të formës së prerë.

Monitorues Ilir Koçani

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter