|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dëgjohet një dëshmitarë në rastin e njohur si ‘Subvencionet 1’ – Pjesa e Vecuar



Në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka vazhduar gjykimi në rastin e të pandehurit Salih Kelmendi i cili nga Prokuroria Speciale akuzohet për veprën penale, ‘Marrje ryshfeti’

Trupi gjykues që po trajton këtë rast kryesohet nga gjyqtari Kujtim Krasniqi dhe përbëhet prej anëtarëve gjyqtari Lutfi Shala dhe gjyqtari Valon Kurtaj. Ndërsa, Prokuroria Speciale përfaqësohet nga Prokurori Rafet Halimi.

Tutje, shqyrtimi ka vazhduar me dëgjimin e dëshmitarit bashkëpunues, B.SH. i cili në pytjet e mbrojtësit përkatësisht av. Besnik Berisha, ndër të tjera theksoi se në rastin e subvencioneve kishte pranuar që t’i ndihmonin në një grant për të cilin nuk kishte aplikuar asnjëherë. Tutje, shtoi se merret shumë gjatë me bujqësi dhe se ka përfituar nga shteti Subvencione për grurë dhe misër.

Sa i përket aplikimeve dëshmitari theksoi se i kishte bërë vet, edhe në emrin e bashkëshortës së tij. Tutje, shtoi se aplikimet i kishte bërë në Komunën e Pejës, si dhe i ka njohur personat në vendin se ku ka aplikuar.  

Sa i përket ndryshimit nga kultura misër – grurë në bimë mjekësore, dëshmitari theksoi se lidhur me këtë cështje nuk ka pasur njohuri, këto procedura ishin kryer pa prezencën e tij, duke shtuar se në dijenin e tij për këtë cështje nuk kishte interesim as bashkëshortja e tij.

Tutje, dëshmitari shtoi se llogaria e tij bankare është përdorur nga persona të cilët ai i cilëson si hajna të buxhetit të shtetit, dhe toka e tij ishte shfrytëzuar nga këta persona që të përfitonin sa i përket kulturës së aplikimit e cila ishte ndryshuar.

Sa i përket deklarimit të tij, se iniciativa e shëndrrimit të kulturës nga misër në bimë aromatike kishte ardhur nga dikush tjetër dhe jo nga dëshmitari, duke theksuar se kjo kishte ndodhur për herë të parë në zyrën e Komunës dhe kishte ndodhur pas orarit të punës. Personin i cili e kishte bërë këtë e ka njohur dhe e ka ditur se cka punon, me atë person nuk kishte pasur ndonjë marrëveshje për përfitim personal. Tutje, dëshmitari shtoi se në këtë takim kishte dalur kërkesa që dëshmitari të ju bënte një të mirë atyre personave, dhe këtë temë më nuk e kishte diskutuar me askënd.

Sa i përket personit me emër Sadat Shkodra, dëshmitari theksoi se i njejti ka qenë prezent në një moment kur dëshmitari ka dhënë para me rastin e bërjes mirë, duke theksuar se ky ishte momenti i parë dhe i vetëm që e kishte takuar këtë person.

Pas marrëveshjes me Prokurorin e rastit dhe pasi që e ka marrë statusin e dëshmitarit bashkëpunues, kishte dhënë deklaratë edhe në këtë cilësi dhe i njejti shtoi se në cdo cilësi sa i përket këtij rasti kishte treguar vetëm të vërtetën. Tutje, dëshmitari theksoi se lidhur me takimin në qytetin e Istogut ku ishte diskutuar lidhur me ndryshimin sa i përket kulturës nga misër – grurë në kulturë apo bimë mjekësore, por sa i përket kësaj cështje dëshmitari theksoi se nuk kishte pranuar që të kryente këtë punë.

Në vazhdim të dëshmisë së tij, dëshmitari theksoi sa i përket takimit në Istog ka ndodhur krejt në fillim, pra ky takim ka ndodhur para se të takohej me Salih-un dhe Alban-in. Tutje, shtoi se e gjithë shuma prej 93 mijë euro nuk kishte ndonjë qëllim tjetër, përveq që të ju bënte mirë këtij grupi sic e kishte theksuar edhe më herët. Tutje, dëshmitari shtoi se parat u’a kishte dhuruar fizikisht Albanit dhe Salihut, 4 herë në pjesë të ndara.

Ndërsa, sa i përket ballafaqimit nga Prokuroria me dy kërkesa në të cilat përmendet procedura e shëndrrimit të kulturës, dëshmitari theksoi se këto dokumente i ka parë për herë të parë në Gjykatë.

Kurse, lidhur me diskutimin e tij me personat Sadat Shkodra dhe Berat Nika, se të njejtit i kishin thënë se ata i kryejnë punët për të dhe i njejti nuk kishte nevoj të merrte ndonjë veprim, dëshmitari theksoi duke pohuar se kjo kishte ndodhur përgjatë takimit në Istog.

Lidhur me personin Alban Bushati, dëshmitari theksoi se nuk ka ndonjë raport tjetër përvec rastit kur e ka takuar tek aplikimet për Subvencione në vitin 2018, duke theksuar se nuk e ka njohur përmes Salih Kelmendit.

Kryetari i trupit gjykues, njoftoi se pasi që anëtari i trupit gjykues Valon Kurtaj e ka një seancë të caktuar në orën 15:00, shqyrtimi i sotëm duhet të ndërpritet dhe dëshmitari do të ftohet edhe në një seancë tjetër për të vazhduar dëshminë e tij.

Sipas aktakuzës së ndryshuar të 4 prillit 2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pika e parë i ngarkon Luan Statovci, Sadat Shkodra, Berat Nika, Alban Bushati dhe Salih Kelmendi se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “marrje ryshfeti” nga neni 421, par 3 lidhur me par.2 neni të KPRK-së.

Në aktakuzë thuhet se nga 1 korriku 2020 e deri më 24 shkurt 2021, në Prishtinë dhe në Pejë, të akuzuarit në cilësinë e personave zyrtar dhe atë, Luan Statovci – Drejtor për Pagesa Direkte, Sadat Shkodra -Zyrtar për Pagesë Direkte, Berat Nika – Zyrtar për Pagesa Direkte nga AZHB, Alban Bushati- Zyrtar Administrativ në Drejtorinë për Bujqësi në Komunën e Pejës dhe Salih Kelmendi–Inspektor i Tregut në Komunën e Pejës, kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim që të veprojnë në kundërshtim me detyrat e tyre zyrtare, dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë kanë kërkuar ryshfet nga Bekim Shala në vlerë prej 126,000.00€, dhe kanë arritur të pranojnë vlerën prej 92,500.00 €.

Në bazë të aktakuzës, fillimisht Shala më 23 korrik 2020 ka aplikuar në Komunën e Pejës për të përfituar subvencion, pas një kohe ai takohet me të akuzuarit Bushati dhe Kelmendi e pastaj në Istog takohet me të akuzuarit Nika dhe Shkodra ku kanë vizituar pronat e të njëjtit dhe më pas të njëjtit kanë arritur marrëveshje që të ndryshojnë aplikimin nga kultura grurë dhe misër në bimë mjekësore aromatike, dhe më 26 gusht 2020, Shala aplikon për subvencione edhe në emër të gruas së tij Arinda Seferi për të njëjtën kulturë edhe pse ajo nuk ka pasur të mbjellë këtë kulturë dhe arrin marrëveshje që nga parat e marra në emër të subvencioneve shtesë 70% do t’i marrin të pandehurit në emër të ryshfetit dhe 30% Shala.

Shënim: Personat e përmendur në këtë artikull konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me vendim të formës së prerë.

Monitoruar nga Arton Hoxha

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter