|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Trajtimi institucional i rasteve të dhunës në familje gjatë periudhës Korrik 2023- Qershor 2024

Ky raport hulumtues fokusohet në tri hallkat kryesore institucionale të trajtimit të rasteve të dhunës në familje: policia, prokuroria dhe gjykatat.
Në kapitullin e parë, analizohen të dhënat e ofruara nga Policia e Kosovës, me theks nëshpërndarjen rajonale të rasteve të raportuara, shpërndarjen demografike, raportin mes palëve procedurale dhe pjesëmarrjen gjinore.

Në kapitullin e dytë vlerësohet performanca e Prokurorive Themelore duke analizuar trajtimin e kallëzimeve penale dhe ngritjen e aktakuzave që lidhen me rastet e dhunës në familje.

Në kapitullin e tretë, i cili trajton Gjykatat Themelore, synohet një analizë gjithëpërfshirëse e rolit të këtij institucioni, duke përfshirë të dhëna nga tre këndvështrime: monitorimi i seancave nga monitoruesit
e angazhuar nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, analizimi i të dhënave të ofruara nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), si dhe analizimi i një mostre të aktgjykimeve.
Për secilin institucion do të ofrohen të dhëna cilësore dhe sasiore, duke ofruar kështu një qasje gjithëpërfshirëse në mënyrë që të identifikohen sa më shumë elemente dhe rrjedhimisht faktorët drejt ngërçeve eventuale që mund t’i ketë sistemi si rezultat i sfidave gjithnjë e më të mëdha në këtë drejtim.

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter