|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Një reflektim mbi trajtimin institucional të rastit ’53 milionshi’

Sistemi publik në Republikën e Kosovës shoqërohet në vazhdimësi me kritika të shumta në dhënien e shërbimeve publike në thuajse të gjitha fushat. Mirëpo, përveç mungesës së ofrimit të shërbimeve cilësore ndaj qytetarëve, sistemin publik e shoqëron tejmase edhe korrupsioni. Pavarësisht krijimit të mekanizmave konkret në luftimin e korrupsionit, bazuar në raportet ndërkombëtare dhe të shoqërisë civile në Kosovë, luftimi i këtyre dukurive në praktikë mbetet për tu dëshiruar. Për më tepër, luftimi i suksesshëm i korrupsionit dhe krimit të organizuar, sidomos tek zyrtarët e lartë publik, është edhe një prej kritereve thelbësore drejt Integrimit Evropian, nën komponentin e sundimit të ligjit.

Dukuritë si korrupsioni godasin direkt menaxhimin e parasë publike, cilësinë e institucioneve, efektivitetin e më së shumti besimin e qytetarëve të Kososvës në institucionet publike. Ky mosbesim bazuar në shumë raste të fundit nuk rrjedhë vetëm nga zyrtarët publik të nivelit të ulët, mirëpo kryesisht nga zyrtarët e lartë publik, të cilët udhëheqin me institucionet.

Një rast i Kepërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar i cili ka shpërfaqur dukurinë në lidhje me dëmtimin e buxhetit të shtetit në vlerë miliona euro, njihet në publik si rasti “53 milionshi”. Rasti “53 milionshi”, shkaktoi shqetësim të madh në publik për shkak se për herë të parë në Kosovë, përmes mediave janë zbuluar dhe publikuar veprimet e disa individëve nëpër pozita shtetërore, që kanë dëmtuar buxhetin publik në përmasa të mëdha.

Përgjatë këtij procesi gjyqësor, janë dëgjuar shumë dëshmitarë e administruar shumë prova. Por, rrjedhimisht edhe vendimi dënues në lartësinë e përcaktuar sipas aktgjykimit të shpallur për të akuzuarit, i Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka dështuar në vënien e drejtësisë në rastit konkret meqenëse Prokuroria Speciale ka dështuar në ndërtimin dhe përfaqësimin e interesit të shtetit në këtë gjykatë.

Andaj me qëllim të analizimit të mënyrës së trajtimit të kësaj çështje penale nga Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Gjykata Themelore në Prishtinë në këtë analizë do të trajtohet aktakuza dhe procedura gjyqësore deri në marrjen e aktgjykimit dënues, duke përfshirë edhe politikën ndëshkimore në këtë rast.  

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter