|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Përfundon shqyrtimi gjyqësor në rastin ndaj ish-noterit dhe një të akuzuari për mashtrim

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin për Krime të Rënda, ka përfunduar shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarit Sinan Visoka – ish noter si dhe të akuzuarit Lirim Mustafa të cilët po akuzohen nga Prokuroria për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autorietit zyrtar” si dhe veprën penale në bashkryerje “Mashtrimi”.

Në seancën e sotme u paraqitën fjalët përfundimtare të palëve.

Prokurorja e rastit Dulina Hamiti, në fjalën përfundimtare të saj deklaroi se nga administrimi i provave dhe dëshmive gjatë shqyrtimit gjyqësor në mënyrë të plotë është vërtetuar se i akuzuari Sinan Visoka ka kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’ nga neni 422, paragrafi 1, ndërsa i pandehuri Sinan Visoka dhe Lirim Mustafa kanë kryer në bashkëkryerje veprën penale ‘Mashtrimi’. Prokurorja i propozoi gjykatës që të akuzuarit ti shpallë fajtor dhe ti dënoj sipas ligjit dhe të anulohen vendimet, përkatësisht veprimet juridike si aktvendimi mbi trashëgiminë.

Ndërsa përfaqësuesja e palës së dëmtuar, avokatja Saranda Keqekolla-Sadiku deklaroi se e mbështet fjalën e prokurores lidhur me objektin e aktakuzës dhe se gjatë kësaj procedure penale është vërtetuar përtej dyshimit të bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprën penale e cila ju vihet në barrë.

Ndërsa mbrojtësit e të akuzuarve Visoka dhe Mustafa, dorëzuan fjalën përfundimtare me shkrim, ndërsa në paraqitjen shkurtimisht në mënyrë verbale kërkuan aktgjykim lirues për të mbrojturit e tyre duke marrë parasysh që nuk është provuar me asnjë provë se të pandehurit kanë kryer veprën penale për të cilën akuzohen.

Ndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë, i akuzuari Sinan Visoka, në cilësinë e noterit, me datë 15 shkurt 2016, kishte përpiluar aktvendim mbi shqyrtimin e trashëgimisë pa prezencën e trashëgimtarëve ligjor.

I akuzuari Sinan Visoka, akuzohet se i njëjti kishte shpallë trashëgimtar ligjor, nipin e të ndjerit R.M, tani të akuzuarin Lirim Mustafa, kështu duke ia mohuar të drejtën e trashigimisë ligjore të dëmturave, të cilëve iu është shkaktuar edhe dëm pasuror.

Tutje, i akuzuari Lirim Mustafa, në këtë aktakuzë, akuzohet se duke paraqitur fakte të rreme, në mënyrë mashtruese dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, i’u kishte shkaktuar dëm pasuror të dëmtuarave.

Shënim: Të akuzuarit e përmendur në këtë postim konsiderohen të pafajshëm derisa të vërtetohet fajësia e tyre me aktgjykim të formës së prerë të gjykatës.


Monitoruar nga Leotrim Pajaziti

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter