|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Policia arreston pesë persona nën dyshimin se ushtruan dhunë në familje

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të dyshuar që kanë ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tyre.

Në njoftimin e Policisë thuhet se katër nga të arrestuarit janë nga rajoni i Prishtinës ndërsa një i dyshuar është nga rajoni i Prizrenit.

Kështu, i arrestuari i parë është mashkull kosovar nën dyshimin se në Prishtinë ka kanosur viktimën femër kosovare.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Kurse në Podujevë, është arrestuar një person nën dyshimin se ka sulmuar dhe ka kanosur viktimën femër kosovare.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Personi i tretë i arrestuar është nga komuna e Gllogocit, i cili dyshohet se pas një mosmarrëveshje ka ofenduar viktimën femër kosovare dhe ka sulmuar viktimën tjetër femër kosovare, e cila nuk ka dashur të pranoj tretman mjekësor.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Ndërsa, lidhur me rastin e raportuar në Prishtinë më 8 janar 2023, Policia njofton se dje ka arrestuar burrin i cili ishte në arrati nga momenti kur gruaja e kishte raportuar se i dyshuari e kishte sulmuar fizikisht atë.

Policia njofton se me vendim të prokurorit kujdestar i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në fund, gjatë ditës së djeshme në Prizren është arrestuar edhe një mashkull kosovar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter