|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Anulohet seanca gjyqësore ndaj ish-kryetarit të Leposaviqit dhe 14 të akuzuarve të tjerë

Në Departamentit Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës është anuluar seanca gjyqësore ndaj ish-kryetarit të komunës së Leposaviqit dhe 14 të akuzuar tjerë që po gjykohen për krim të organizuar e korrupsion, raporton Drejtësia Sot.

Ish-kryetari i komunës së Leposaviqit, Dragan Jabllanovic, së bashku me Haxhi Bejtën, Aleksandër Ackoviq, Xhemajl Ferizi, Haki Haxhiu, Mehdi Haxhiu, Aleksandar Kostiq, Çedomir Timotijeviq, Mensur Rama, Mirosllav Ivanoviq, Bojan Banoviq, Njazi Musliu, Ivan Kadiq, Jellica Baraq dhe Boban Millanoviq po akuzohen për veprat penale “Krim i organizuar” lidhur me “Keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Keqpërdorim i autorizimeve në ekonomi”.

Lajmin për “Drejtësia Sot” e ka konfirmuar kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Violeta Namani.

Gjyqtarja Namani tha se mbrojtësi i të akuzuarit Haki Haxhiu, avokati Mahmut Halimi ka kërkuar që të shtyhet seanca, pasi gjendet në një shtet tjetër dhe nuk ka arritur të jetë i pranishëm në seancë.

Seancat e radhës në këtë çështje penale priten të mbahen më 16 dhe 27 shkurt 2023.

Sipas aktakuzës të ngritur nga Prokuroria Speciale, që të gjithë këta të akuzuar po ngarkohen për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 par.1 të KPRK-së lidhur me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 par.1 të KPRK-së dhe “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike” nga neni 290 par.2 lidhur me par.1 nënpar.1.5 të KPRK-së.

Sipas aktit akuzues, grupi kriminal i organizuar, i udhëhequr nga kryetari i komunës së Leposaviqit, Dragan Jabllanoviq, ka vepruar gjatë viteve 2015-2017, me qëllim të kryerjes së veprave të rënda penale. Aktakuza thotë se Jabllanovic, ka punësuar të pandehurit Kostiq, Ackoviq, Timotijeviq, Ivanoviq, Milovanoviq dhe Kadiq, e po ashtu ka caktuar si Drejtor të Departamentit të Prokurormit të pandehurin Haxhi Bejta, dhe të pandehurit Banoviq dhe Baraq në detyra të ndryshme në proceset e prokurimit me qëllim të kurdisjes së disa tenderëve.

Aktakuza thekson se si anëtarë të grupit kriminal kanë qenë edhe Xhemajl Ferizi, Haki Haxhiu, Mehdi Haxhiu, Mensur Rama dhe Njazi Musliu, të cilët si persona përgjegjës brenda disa kompanive, kanë shkelur rregullat afariste, duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm lidhur me këta tenderë.

Aktakuza përshkruan në mënyrë të zgjeruar veprimet e të gjithë të akuzuarve në raport me aktivitetet publike “Furnizimi me material ndërtimor dhe ndërtimi i shtëpive dhe objekteve tjera ndërtimore të nevojshme në Komunën e Leposaviqit”, “Asfaltimi i rrugëve në qytet dhe fshatra në Komunën e Leposaviqit” etj.

Drejtësia Sot ka monitoruar këtë rast edhe më herët

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter