|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Gjashtë viktima të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit gjashtë persona kanë raportuar se ishin viktimë e dhunës në familje, raporton “Drejtësia Sot

Këto raste janë raportuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë.

Kësisoj fillimisht nga Drejtoria Rajonale në Prishtinë është raportuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili pas një mosmarrëveshjeje e kishte sulmuar fizikisht një grua. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Nga kjo Drejtori është raportuar edhe për një rast ku në Podujevë viktima mashkull kosovar kishte raportuar se i dyshuari mashkull kosovar që dyshohet se është me probleme mendore, kishte tentuar ta sulmoj me një mjet. I dyshuari është arrestuar dhe dërguar në QKUK për tretman mjekësor.

Kurse nga Drejtoria e Policisë në Prizren janë raportuar tri raste. Rasti i parë ka ndodhur në Prizren ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimi se i njëjti pas një mosmarrëveshje, e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit është ndërguar në mbajtje.

Rast tjetër është raportuar në Shirokë ku është viktima femër kosovare ka pranuar tretman mjekësor pasi që e njëjta dyshohet se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i fundit nga kjo drejtori është raportuar në Prizren  ku është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Në anën tjetër nga Drejtoria Rajonale në Gjakovë është raportuar një rast ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Drejtësia Sot” njofton në vazhdimësi lidhur me rastet e dhunës në familje që raportohen nga Policia e Kosovës.

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter