|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Arrestohen shtatë persona që ushtruan dhunë në familje, tre prej tyre dërgohen në mbajtje

Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit shtatë persona janë arrestuar nën dyshimin se kishin kryer dhunë në familje, raporton “Drejtësia Sot

Nga këto të dhëna të Policisë rezulton se nga shtatë të arrestuarit, me vendim të prokurorit të shtetit janë dërguar në mbajtje vetëm tre prej tyre.

Lidhur me rajonet ku u raportuan rastet e dhunës në familje, këtu bëjnë pjesë rajoni i Prishtinës, Ferizajt, Gjakovës dhe Mitrovicës së Jugut.

Kësisoj fillimisht nga Drejtoria Rajonale në Prishtinë është raportuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit  është liruar dhe rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Kurse në Lipjan është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare dhe kishte ushtruar dhunë psiqike edhe ndaj disa personave tjerë. Sa i përket të dyshuarit, i njëjti me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Edhe në Ferizaj është raportuar një rast i dhunës në familje, ku janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që pas një mosmarrëveshje ishin përleshur në mes vete. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt. 

Një rast i kësaj natyre është raportuar edhe në Gjakovë, ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte tentuar të sulmojë viktimën mashkull kosovar. Po ashtu gjatë përleshjes kishte sulmuar edhe viktimën femër kosovare e cila ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar  në mbajtje. 

Edhe në Drejtorinë Rajonale në Mitrovicë të Jugut është raportuar një rast ku viktima mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje ishte fyer dhe kanosur nga e dyshuara femër kosovare. Lidhur me rastin të dy palët janë intervistuar ndërsa rasti ka vazhduar në procedurë të rregullt.

Drejtësia Sot” njofton në vazhdimësi lidhur me rastet e dhunës në familje që raportohen nga Policia e Kosovës.

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter