|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Prokurori i Shtetit ngrit dy aktakuza kundër tre personave që ushtruan dhunë në familje

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur 40 aktakuza kundër 51 personave, për vepra të ndryshme penale.

Drejtësia Sot” raporton se dy prej këtyre aktakuza janë ngritur ndaj tre personave, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kështu, sa i përket kësaj vepre penale është ngritur një aktakuzë ndaj dy personave nga Prokuroria Themelore në Prizren dhe një aktakuzë ndaj një personi është ngritur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Ndryshe, në 24 orët e fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar tetë persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar dhjetë  kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dhjetë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Lidhur me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Dhuna në familje”, me urdhër nga Prokuroria Themelore në Prizren dhe në Gjakovë janë ndaluar tre persona në tre raste të ndara.

Po ashtu, nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është parashtruar nga një kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për këtë vepër penale.

Drejtësia Sot” në vazhdimësi raporton për aktakuzat e dhunës në familje që ngritën nga Prokurori i Shtetit.

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter