|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shtatë viktima të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit shtatë persona ishin viktimë ishin viktimë e dhunës në familje, raporton “Drejtësia Sot

Këto raste janë raportuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, Ferizaj, Prizren, Pejë  dhe Gjakovë.

Kësisoj fillimisht nga Drejtoria Rajonale në Prishtinë ka bërë të ditur se viktima femër kosovare, ka raportuar se me datë 18.01.2023 përmes rrjeteve sociale ka pranuar mesazhe kërcënuese nga i dyshuari mashkull kosovar.

Ky rast është cilësuar si “Dhunë në familje” dhe rasti në fjalë ende është në procedurë hetimore.

Edhe nga Drejtoria Rajonale në Ferizaj është raportuar një rast ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje, kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje thuhet në njoftimin e kësaj drejtorie.

Nga Drejtoria Rajonale në Prizren janë raportuar dy raste, ku fillimisht me datë 19.01.2023 rreth orës 15:12, viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, ishte sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor  ndërsa me vendim të prokurorit, rasti ka vazhduar në  procedurë të rregullt.

Në të njëjtën ditë por nga ora 23:30, kjo Drejtori ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje , kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Nuk raportohet për të lënduar ndërsa, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Një rast është raportuar nga Drejtoria Rajonale në Pejë ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht dy viktima, një femër dhe një mashkull kosovar. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Nw fund, Drejtoria Rajonale në Gjakovë ka njoftuar se viktima femër kosovare, ka raportuar se dy të dyshuarit meshkuj kosovar  kanë ushtruar dhunë ndaj saj. Të njëjtit  janë arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Drejtësia Sot” njofton në vazhdimësi lidhur me rastet e dhunës në familje që raportohen nga Policia e Kosovës.

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter