|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Ndalim 48 orësh ndaj dy personave që ushtruan dhunë në familje

Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 12 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

“Drejtësia Sot” njofton se dy prej këtyre personave janë ndaluar nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kështu, sa i përket kësaj vepre penale një person është ndaluar me urdhër nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe një person nga Prokuroria Themelore në Pejë.

Po ashtu, sipas këtij raporti,  pranë gjykatave kompetente janë parashtruar tri kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj tre  personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Lidhur me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Dhuna në Familje”, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe ajo në Pejë, janë parashtruar dy  kërkesa për caktimin  e paraburgimit ndaj dy personave në dy raste të ndara./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter