|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Gjatë dy ditëve të fundit u raportuan 11 raste të dhunës në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se me datë 22 dhe 23 Janar 2023, në nivel vendi janë raportuar gjithsej njëmbëdhjetë (11) raste të dhunës në familje, raporton “Drejtësia Sot”

Kësisoj, Policia në Gjilan ka njoftuar se viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti e kishte sulmuar fizikisht. Lidhur me këtë rast është intervistuar i dyshuari i cili me pas me rekomandim të prokurorit kujdestar është liruar, ndërsa viktima së bashku me fëmijët është strehuar tek familja e saj.

Kurse në Novobërdë, viktima femër kosovare ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj saj. Lidhur me rastin janë njoftuar zyrtari i Qendrës për Mbrojtje të Viktimave dhe Qendra për Punë Sociale. Po ashtu, thuhet se është konsultuar edhe  prokurori i cili ka rekomanduar që rasti të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Gjatë këtyre dy ditëve, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka arrestuar një person nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po ashtu në Prizren është arrestuar edhe një i dyshuar tjetër, nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Policia njofton se viktima ka refuzuar ndihmën mjekësore, kurse me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Tutje, në Dragash është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Drejtoria Rajonale në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me tri raste që janë raportuar në 24 orëshin e fundit. Në rastin e parë, është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në rasti tjetër, ankuesi mashkull kosovar ka informuar se dy të dyshuarit, një mashkull dhe një femër kosovare, kishin ushtruar dhunë ndaj viktimës mashkull kosovar. Rasti është duke u hetuar.

Ndërsa në rastin e fundit të raportuar në  Prishtinë thuhet se ankuesi mashkull kosovar ka informuar se e dyshuara femër kosovare ka ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare, me ç’rast të njëjtës i është ofruar tretman mjekësor. Rasti  thuhet se është nën hetime.

Ndërsa Drejtoria Rajonale në Pejë ka njoftuar se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Rasti tjetër nga kjo Drejtori është raportuar në Klinë, ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në fund, rast i dhunës në familje është raportuar edhe në Mitrovicën e Jugut, ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter