|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dërgohen në mbajtje nëntë të dyshuarit për korrupsion e mashtrim

Dje, Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore të Prishtinës ka arritur të arrestojë nëntë persona të dyshuar keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe për mashtrim.

Në njoftimin e Policisë thuhet se arrestimi i të dyshuarve është bërë në Lipjan, pas një hetimi intensiv.

Sipas këtij njoftimi, të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa, në njoftimin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë thuhet se nëntë personat e arrestuar dyshohen për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Mashtrim”.

Prokuroria njofton se personat e arrestuar në cilësinë e personave zyrtar, si anëtarë të Komisionit teknik kanë bërë pranimin e punimeve të stadiumit futbollistik, në fshatin Magure-Komuna e Lipjanit, kinse janë kryer punimet sipas kontratës së fituar nga një kompani.

Po ashtu, gjatë këtij aksioni është ndaluar edhe një (1) person, përgjegjës i kompanisë në fjalë.

Personat e arrestuar dyshohet se i kanë shkaktuar dëme buxhetit të Komunës së Lipjanit në vlerë rreth treqind mijë euro./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter