|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Ngriten aktakuza kundër shtatë personave që ushtruan dhunë në familje

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur 77 aktakuza kundër 92 personave, për vepra të ndryshme penale.

Drejtësia Sot” raporton se shtatë prej këtyre aktakuza janë ngritur ndaj shtatë personave, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kështu, sa i përket kësaj vepre penale janë ngritur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe një aktakuzë ndaj një personi është ngritur nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Ndryshe, në 24 orët e fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 20 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar shtatë  kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj nëntë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Lidhur me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Dhuna në familje”, me urdhër nga Prokuroria Themelore në Prizren dhe ajo në Gjakovë është ndaluar nga një person.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Gjakovë njofton se ka parashtruar një kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një personi të dyshuar për këtë vepër penale.

Drejtësia Sot” në vazhdimësi raporton për aktakuzat e dhunës në familje që ngritën nga Prokurori i Shtetit.

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter