|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Arrestohen dy persona nën dyshimin se sulmuan fizikisht familjarët e tyre

Policia e Kosovës njofton se gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar dy persona të dyshuar për dhunë në familje.

Ata dyshohen se në dy raste të ndara kanë ushtruar dhunë fizike ndaj familjarëve të tyre.

Në rastin e parë bëhet fjalë për një mashkull kosovar i cili është arrestuar në Pejë, nën dyshimin se kishte sulmuar fizikisht familjarin e tij, viktimën mashkull kosovar.

Ndërsa, lidhur me rastin e dytë, personi i arrestuar dyshohet se në Gjakovë ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.

Policia njofton se viktima e këtij rasti ka pranuar tretman mjekësor.

Në fund të raportit policor bëhet e ditur se me vendim të prokurorit të shtetit, të dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter