|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Prokurori i Shtetit ngrit 74 aktakuza, gjashtë prej tyre për dhunë në familje

Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se nga prokuroritë Themelore janë ngritur 74 aktakuza kundër 92 personave, për vepra të ndryshme penale.

Drejtësia Sot” raporton se gjashtë prej këtyre aktakuza janë ngritur ndaj gjashtë personave, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kështu, sa i përket kësaj vepre penale janë ngritur tre aktakuza ndaj tre personave nga Prokuroria Themelore në Prizren.

Dy aktakuzat e tjera ndaj dy personave që ushtruan dhunë në familje janë ngritur nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.

Kurse aktakuza e gjashtë në 24 orët e fundit është ngritur ndaj një personi nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Ndryshe, në 24 orët e fundit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 18 persona.

Po ashtu, pranë gjykatave kompetente janë parashtruar dhjetë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dhjetë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Lidhur me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Dhuna në familje”, me urdhër nga Prokuroria Themelore në Gjakovë është ndaluar një person.

Ndërsa, Prokuroria Themelore në Prizren njofton se ka parashtruar dy kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj dy personave të dyshuar për këtë vepër penale.

Drejtësia Sot” në vazhdimësi raporton për aktakuzat e dhunës në familje që ngritën nga Prokurori i Shtetit.

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter