|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Lirohet në procedurë të rregullt i dyshuari që sulmoi fizikisht gruan e tij

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës njofton se ka pranuar informata për dy raste të dhunës në familje që kanë ndodhur në Prishtinë.

Nga këto dy raste, dy persona janë arrestuar nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre.

Nga informatat e Policisë bëhet e ditur se në rastin e parë, ku bashkëshorti ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, i njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Kurse në rastin e dytë, i dyshuari pretendohet se e ishte kanosur gruan e tij pas një mosmarrëveshje që kishte pasur mes tyre.

Policia njofton se i dyshuari po ashtu i kishte kërkuar viktimës që të largohej nga shtëpia.

Lidhur me këtë rast, ndaj burrit është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter