|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Prokurori i Shtetit ngritë tetë aktakuza për dhunë në familje

Prokurori i Shtetit njofton se, gjatë 24 orëve të fundit, prokuroritë themelore kanë ngritur 62 aktakuza kundër 72 personave, për vepra të ndryshme penale.

Drejtësia Sot” raporton se tetë prej këtyre aktakuza janë ngritur ndaj tetë personave, për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer veprën penale “Dhuna në familje”.

Kështu, sa i përket kësaj vepre penale janë ngritur gjashtë aktakuza ndaj gjashtë personave nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe nga një aktakuzë është ngritur nga Prokuroria Themelore në Pejë dhe ajo në Ferizaj.

Ndryshe, në 24 orët e fundit, me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 17 persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar 11 kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 15 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Lidhur me dyshimin e kryerjes së veprës penale “Dhuna në familje”, me urdhër nga Prokuroria Themelore në Pejë janë ndaluar tre persona dhe me urdhër nga Prokuroria Themelore në Prishtinë është ndaluar një person, i dyshuar për këtë vepër penale.

Drejtësia Sot” në vazhdimësi raporton për aktakuzat e dhunës në familje që ngritën nga Prokurori i Shtetit.

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter