|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Arrestohet personi që ushtroi dhunë ndaj gruas dhe fëmijëve të tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij, përkatësisht gruas dhe fëmijëve të tij.

Pas arrestimit, i dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në raportin e djeshëm të Policisë bëhet e ditur se rasti ka ndodhur në Prishtinë, më datë 28 janar 2023.

Po ashtu, në këtë raport të Policisë janë dhënë detaje edhe për dy raste të tjera të dhunës në familje, që kanë ndodhur gjatë të shtunës në rajonin e Prishtinës.

Në rastin e parë, janë arrestuar e më pas janë dërguar në mbajtje një burrë dhe një grua për shkak të një mosmarrëveshje lidhur me shtëpinë e tyre.

Kurse në rastin tjetër, femra kosovare kishte raportuar në Polici se babai i saj kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter