|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Arrestohet personi që sulmoi fizikisht familjaren e tij në Prishtinë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.

Rasti është iniciuar si “Dhunë në familje” ndërsa dyshohet të ketë ndodhur me datë 29 janar 2023.

Policia bën të ditur se viktimës i është ofruar tretmani mjekësorë, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Ndryshe në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë raportuar raste të dhunës në familje edhe nga Drejtoria Rajonale në Prizren dhe në Mitrovicë të Jugut.

Në rastin e raportuar në Prizren, Policia ka arrestuar një mashkull kosovar pasi që kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër shtetase e huaj. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Po ashtu në Suharekë është arrestuar një person tjetër pasi që kishte ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare.

Tutje në njoftimin e Policisë thuhet se viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit  është dërguar në mbajtje.

Gjithashtu, në Skenderaj është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare.

Sipas Policisë, viktima e rastit nuk kishte pësuar lëndime dhe nuk ka pranuar tretman mjekësor,  ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter