Policia e Kosovës dje ka arrestuar një person në Prizren nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Ngacmim seksual”.
Nga raporti 24 orësh i këtij institucioni bëhet e ditur se i dyshuari e kishte ngacmuar seksualisht një femër kosovare në Prizren.
Lidhur me rastin, Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Në fund të njoftimit thuhet se, me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt./Drejtësia Sot