|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Refuzohet propozimi për hudhjen e aktakuzës ndaj Lavdim Krasniqit dhe të tjerëve

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar gjykimi për korrupsion ndaj ish-drejtorit të Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi, dhe zyrtarëve Ardian Krasniqi, Marigona Berisha dhe Flora Doda.

Fillimisht, kryetari i trupit gjykues, gjyqtari Alban Ajvazi njoftoi palët për refuzimin e propozimit të mbrojtësve të të pandehurve për hudhjen e aktakuzës.

Një propozim të tillë, mbrojtja e të pandehurve e kishte bërë seancën e kaluar, ku kishin kontestuar kompetencat dhe mandatin e prokurorit të rastit, Zejnullah Gashi.

Këtë çështje prokurori i rastit e konsideroj si të paprecedent nga Gjykatat Themelore të Kosovës, duke shtuar se është e papranueshme të kontestohet mandati i Prokurorit të Shtetit dhe është cënim i drejtpërdrejtë i kredibilitetit të Prokurorit të Shtetit në rastin konkret.

Tutje kryetari i trupit gjykues lidhur me këtë deklarim të prokurorit tha se gjykata asnjëherë nuk e ka kontestuar mandatin e tij.

Pas kësaj seanca vazhdoi në deklarimin e të pandehurve Ardian Krasniqi dhe Flora Doda të cilët e shfrytëzuan të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje, ndërsa e pandehura Marigona Berisha u përgjigj vetëm në pyetjet e mbrojtësit të saj, avokatit Fatlum Podvorica.

Në këto pyetje e njëjta u përgjigj se veturën për të cilën akuzohet se e kishte marr dhuratë, e kishte blerë nga Bashkim Mulolli dhe për të njëjtën kishte marr kredi të cilën vazhdon që ta paguaj edhe për 5 vite me radhë.

Dëshmitë për këto e njëjta tha se i kishte dorëzuar në gjykatë duke deklaruar se nuk ka asgjë tjetër për të shtuar dhe vazhdoi që të shfrytëzon të drejtën e saj për t’u mbrojtur në heshtje.

Tutje, fjala përfundimtare për këtë rast u vendos që të vazhdoj më 06.02.2023 sipas propozimit të prokurorit.

Kujtojmë që sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë, e ngritur më 13 gusht 2021, në dispozitivin e parë, ish-drejtori i Sekretariatit të KPK-së, Lavdim Krasniqi, së bashku me shoferin e tij, Ardian Krasniqi, akuzohet se në vazhdimësi dhe në bashkëkryerje, kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit”.

Në dispozitivin e dytë të aktit akuzues, Marigona Berisha, dhe në dispozitivin pasues, Ardian Krasniqi, akuzohen se veç e veç e kanë kryer veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”.

Tutje, në pikën katër të aktakuzës, Prokuroria pretendon se nga veprimet e tyre, Lavdim Krasniqi dhe Ardian Krasniqi, në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”

Lavdim Krasniqi gjithashtu akuzohet se në bashkëkryerje me Flora Dodën, kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, sipas veprimeve inkriminuese të përcaktuara në dispozitivin nr.5.

Ish-Drejtori i Sekretariatit të KPK-së, në këtë aktakuzë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë akuzohet edhe për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”.

Në dispozitivin e fundit të aktit akuzues, Marigonë Berisha akuzohet edhe për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve te përfituar me kryerjen e veprës penale”./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter