|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Policia arreston katër persona që ushtruan dhunë në familje

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, në nivel vendi, janë raportuar tri raste të dhunës në familje.

Këto raste janë raportuar nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prishtinë, Prizren dhe në Pejë.

Nga këto raste, katër persona janë arrestuar ndërsa tre nga ta janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti i parë i raportuar është në Obiliq, ku është arrestuar i dyshuari që pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare.

Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

Rasti i dytë është raportuar në Prizren, ku një person është arrestuar nën dyshimin se i kishte shkaktuar lëndime trupore familjarit të tij.

Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti i fundit është raportuar në Deçan, ku janë arrestuar dy femra kosovare pasi që të njëjtat e kishin sulmuar fizikisht familjarin e tyre.

Policia ka njoftuar se njëra prej tyre është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa e dyshuara tjetër është dërguar në mbajtje për 48 orë ./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter