|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shtatë viktima të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit

Policia e Kosovës raporton se gjatë 24 orëve të fundit ka pranuar informata për shtatë raste të dhunës në familje.

Katër nga këto raste janë raportuar në rajonin e Prishtinës, dy në Prizren dhe një rast në Pejë.

Nga këto raste, Policia njofton se shtatë persona ishin viktima të dhunës në familje, ku gjashtë prej tyre janë gra.

Ndërsa sa i përket të dyshuarve, gjashtë persona janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa dy janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti i parë në 24 orët e fundit ishte raportuar në Fushë Kosovë, ku Policia ka arrestuar një burrë nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare.

Rasti i dytë është raportuar në Graçanicë, ku viktima femër kosovare kishte raportuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarin mashkull kosovar, i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj saj.

Rasti i tretë ka ndodhur në Lipjan, ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë ndaj viktimës femër kosovare.

Rast tjetër i dhunës në familje ishte raportuar në Gllogoc, ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë fizike dhe e kishte kanosur viktimën femër kosovare.

Tutje, në 24 orët e fundit, raste të dhunës në familje ishin raportuar edhe në Prizren, ku fillimisht Policia ka arrestuar dy meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit kishin ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare.

Në rastin tjetër në Prizren, viktima femër kosovare ka raportuar se në vazhdimësi ka dhunë psiqike nga vjehrrit e saj.

Rasti i fundit i raportuar nga Policia thuhet se ka ndodhur në Istog, ku është arrestuar burri që në gjendje të dehur kishte ushtruar dhunë fizike ndaj një familjari të tij./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter