|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Anulohen disa seanca gjyqësore për shkak të temperaturave të ulëta në Pallatin e Drejtësisë

Gjatë ditës së sotme, në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë anuluar disa seanca gjyqësore për shkak të mungesës së ngrohjes në objektin e Pallatit të Drejtësisë.

Drejtësia Sot” raporton se brenda objektit të Gjykatës temperaturat kanë arritur deri në minus 6 gradë celsius.

Për këtë arsye, palët kanë kërkuar që disa nga seancat gjyqësore të caktuara që të mbahen sot të shtyhen për një datë tjetër.

Lidhur me këtë situatë, për “Drejtësia Sot” ka folur edhe Kryetari i Shoqatës Sindikale të Administratës së Gjykatës Themelore në Prishtinë, Naim Rrustemi.

Sipas tij, temperaturat në zyrat e Gjykatës Themelore në Prishtinë kanë arritur deri në minus 13 gradë celsius.

Tutje, z. Rrustemi shtoi se temperatura të tilla janë edhe në sallat e gjykimit ku po qëndrojnë palët, gjyqtarët dhe stafi administrativ.

Kujtojmë që për një kohë të gjatë Pallati i Drejtësisë përballet me mungesë së ngrohjes dhe ventilimit, gjë që po vështirëson mbarëvajtjen e rregullt të veprimtarive të institucioneve që gjenden në kuadër të tij./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter