|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Ndalim 48 orësh për të dyshuarit që ushtruan dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre

Gjatë 24 orëve të fundit, në Gjakovë janë raportuar dy raste të dhunës në familje ku viktima ishin dy femra kosovare.

Ato dyshohet se ishin viktimë të dhunës psikike dhe fizike të ushtruar nga ana e bashkëshortëve të tyre, raporton “Drejtësia Sot”

Rasti i parë dyshohet të ketë ndodhur rreth orës 10:30, ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi ai kishte ushtruar dhunë psikike ndaj bashkëshortes së tij.

Lidhur me këtë rast, Policia njofton se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ndërsa rasti tjetër ka ndodhur rreth orës 22:00, ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se kishte sulmuar bashkëshorten e tij.

Policia bën të ditur se viktima ka refuzuar tretman mjekësor, por ka kërkuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të dy rastet e lartcekura janë cilësuar nga ana e Policisë së Kosovës si “Dhunë në familje”.

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter