|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Këshilli Gjyqësor i propozon Presidentes dekretimin e 29 gjyqtarëve të rinj

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) gjatë takimit të sotëm ka aprovuar listën me 29 kandidatë për gjyqtarë të gjykatave themelore.

Në njoftimin e KGJK-së thuhet se këta 29 kandidatë do t’i propozohen për dekretim Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu.

Po ashtu, Këshilli ka bërë të ditur se një kandidat nga lista përfundimtare e atyre që e kishin kaluar provimin për gjyqtarë nuk është propozuar për dekretim.

Kujtojmë që më 1 shkurt 2023, Komisioni Rekrutuesi ka publikuar rezultatet e kandidatëve që kanë kaluar me sukses të gjitha fazat e rekrutimit për gjyqtarë të gjykatave themelore.

Drejtësia Sot” raporton se në fazën finale të këtij konkursi ishin 62 kandidatë, ndërsa vetëm 30 kandidatë kanë arritur të kalojnë pragun prej 67 pikëve nga 100 pik, sa është totali i vlerësimit në këtë proces rekrutues.

Listën e kandidatëve që i kanë kaluar me sukses të gjitha fazat  e gjeni KËTU

Ndërsa, kriterin prej 67 pikëve nga komplet procesi rekrutues nuk e kanë kaluar 24 kandidatë.

Detajet e poentimit të kandidatëve që nuk e kanë kaluar provimin për gjyqtarë e gjeni KËTU

Kandidatët e pakënaqur me rezultatet kanë të drejtë ankese në afat prej 3 ditësh nga dita e njoftimit.

Kurse, tetë kandidatë kanë dhënë dorëheqje nga procesi i rekrutimit, pavarësisht se të njëjtit e kishin fituar të drejtën që t’i nënshtrohen fazës së intervistimit.

Katër nga kandidatët e dorëhequr i takojnë komunitetit serb, për të cilin ishin të rezervuara shtatë pozita sipas konkursit të shpallur nga KGJK-ja.

Këshilli ka njoftuar se këto pozita do të mbesin të lira dhe pritet të plotësohen në konkurset e radhës.

Kujtojmë që konkursi për 37 gjyqtarë të gjykatave themelore ishte shpallur nga data 20 korrik deri më 3 gusht 2022, ku 7 pozita ishin të rezervuara për kandidatët e komunitetit serb.

Kushtet sipas konkursit i kishin plotësuar 492 kandidatë, ku vetëm 278 prej tyre e kishin kaluar testin kualifikues që ishte mbajtur më datë 25 shtator 2022.

Më pas, më datë 22 dhe 23 tetor 2022, KGJK kishte organizuar testim me shkrim nga lëmia penale dhe lëmia civile, ku nga 265 kandidatë që kishin marrë pjesë në këtë fazë, vetëm 58 prej tyre e kishin kaluar me sukses testimin me shkrim.

Tutje, përveç 58 kandidatëve të suksesshëm, listës së kandidatëve që i kishin plotësuar kushtet për të vazhduar në fazën e intervistimit dhe esesë i ishin shtuar edhe katër kandidatë që e kishin përfunduar trajnimin për gjyqtarë në kuadër të ish-Institutit Gjyqësor të Kosovës.

Pra, në fazën finale ishin në total 62 kandidatë, kurse 8 prej tyre nuk janë paraqitur fare në këtë fazë të procesit rekrutues.

Kështu, nga 54 kandidatët që morën pjesë në intervistim, 30 prej tyre e kaluan provimin për gjyqtarë ndërsa 24 të tjerët nuk kanë arritur pragun e kalueshmërisë që është të paktën 67 pikë nga vlerësimi total i komplet fazave të procesit rekrutues.

GLPS/Drejtësia Sot e ka monitoruar këtë proces në të gjitha fazat që përcaktohet me Rregulloren në fuqi si dhe ka raportuar në vazhdimësi për të gjitha zhvillimet, link: https://www.rolpik.org/publikohen-rezultatet-e-kandidateve-per-gjyqtare-nuk-plotesohet-asnje-nga-pozitat-per-kandidatet-e-komunitetit-serb/

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter