Projekt i realizuar nga:

Ndalim 48 orësh ndaj tre të dyshuarve për dhunë në familje

Tre personave të dyshuar për veprën penale “Dhuna në familje” iu është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Lajmi u bë i ditur nga raporti 24 orësh i Prokurorit të Shtetit, në të cilin thuhet se të ndalimi i të dyshuarve është bërë sipas urdhërit nga Prokuroritë përkatëse.

Sipas raportit, dy nga të dyshuarit janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë Themelore në Prizren, ndërsa i dyshuari i tretë është ndaluar sipas urdhërit të Prokurorisë Themelore në Pejë.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prizren ka parashtruar kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një personi të dyshuar se ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter