|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Deputeti Haki Abazi do të intervistohet lidhur me deklaratat publike për rastin “Dehari”

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, pritet që së shpejti të intervistohet nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovë (PSRK).

Një gjë e tillë u bë e ditur sot në komunikatën e PSRK-së, ku thuhet se “ Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se ka dëgjuar me vëmendje deklaratat e deputetit të Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, dhënë sot për media, dhe se i njëjti së shpejti do të ftohet për intervistim”.

Ndryshe, kësaj komunikate të PSRK-së i ka paraprirë konferenca për media e deputetit Abazi, ku ndër të tjera ka folur edhe për rastin e vdekjes së aktivistit Astrit Dehari.

Gjatë kësaj konference, deputeti Abazi ka theksuar se ekzistojnë video-incizime që tregojnë se kush i ka zhdukur mostrat në rastin “Dehari”, që gjendeshin në laboratorin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.

Ndryshe, Astrit Dehari ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili ishte arrestuar si i dyshuar për sulmin me mjet shpërthyes në objektin e Kuvendit të Kosovës, që kishte ndodhur me 4 gusht 2016. Në këtë rast, Dehari akuzohej së bashku edhe me katër aktivistë të tjerë të Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha.

Pas arrestimit dhe caktimit të masës së paraburgimit, Astrit Dehari, ishte gjetur i vdekur më 5 nëntor të vitit 2016, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren. /Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter