Projekt i realizuar nga:

Viktima raporton se është ngacmuar seksualisht në Prizren

Gjatë ditës së djeshme, në Prizren një femër kosovare po dyshohet se është sulmuar seksualisht nga një person.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përmes raportit 24 orësh.

Në këtë raport thuhet se rastin e ka njoftuar vetë viktima e cila në Polici ka deklaruar se ajo ishte ngacmuar seksualisht nga një person i panjohur.

Njësitet policore thuhet se kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë takuar viktimën, të cilën e kanë dërguar për tretman mjekësor.

Viktima e rastit është intervistuar dhe deri më tani nuk ka asnjë person të arrestuar./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter