|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Vazhdon dëgjimi i ekspertit financiar në gjykimin ndaj ish-ministrit Nenad Rikallo

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, dje ka vazhduar gjykimi ndaj ish-ministrit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo dhe shtatë zyrtarëve të tjerë të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Në këtë seancë ka vazhduar dëgjimi i ekspertit financiar Ramadan Ferizi, i cili tha se konsideron që i është shkaktuar dëm buxhetit të Kosovës pasi që ministria e kishte përdorur buxhetin për projekte tjera në vend se të përdoren për çka është destinuar.

Lidhur me këtë çështje i njëjti shtoi se është e drejtë ligjore e ministrit që 5% të buxhetit të ndarë ta ridestinoj me qëllim që ridestinimi mos të jetë për paga dhe meditje andaj edhe ka zbritur 5% prej shumës të cilën i njëjti e konsideron si dëm i shkaktuar.

Tutje, eksperti tha se në rastin se kujt ia drejton ministri një kërkesë për ridestinimin e mjeteve të ndara buxhetore për shumë mbi 5% rregullohet me ligj dhe se nuk ka gjetur një kërkesë të tillë në dokumentet të cilat i ka shqyrtuar për ekspertim.

Në vazhdim i pandehuri Nenad Rikallo dhe mbrojtësi i tij, paraqitën vërejtjet e tyre lidhur me ekspertizën dhe deklarimet e ekspertit financiar duke thënë se nuk janë të sakta si dhe duke kërkuar nga trupi gjykues që të angazhohet një ekspert tjetër ose të caktohet një super ekspertizë.

Vërejtje për ekspertizë deklaroi të ketë edhe mbrojtësi i të pandehurit Kapllan Halimi, avokati Artan Çerkini, të cilat pritet që t’i paraqes në seancën e radhës të caktuar më datë 24.02.2023.

Sipas aktakuzës së përfaqësuar nga prokurorja speciale Habibe Salihi, i pandehuri Nenad Rikallo në cilësinë e Ministrit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, së bashku me shtatë zyrtarët Kapllan Halimin, Shefki Zeqirin, Ekrem Gjoken, Shklezen Morinen, Leon Thaçin, Lindar Krasniqin dhe Albana Zeqirin, akuzohen se në bashkëveprim kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Aktakuza thotë se të akuzuarit në bashkëveprim buxhetit të Republikës së Kosovës i kanë shkaktuar dëm në vlerë prej 4 milion euro./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter