Me vendim të Prokurorit të Shtetit, pesë personave të dyshuar për dhunë në familje u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.
Dy të dyshuarve të parë, kjo masë u është caktuar me faktin se kishin sulmuar fizikisht familjarin e tyre në Obiliq.
I arrestuari i tretë është nga komuna e Vitisë dhe i njëjti dyshohet se më datë 11 qershor kishte kryer veprën penale “Dhunë në familje”.
Personi i katërt ndaj të cilit është caktuar masa e ndalimit 48 orëshe dyshohet se në Pejë ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e vëllait të tij.
Ndërsa, i dyshuari i pestë që është dërguar në mbajtje dyshohet se gjatë përleshjes fizike me bashkëshorten e tij në Malishevë, kishin sulmuar edhe dy fëmijët e tyre./Drejtësia Sot