|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Lirohet në procedurë të rregullt i dyshuari për dhunë në familje e armëmbajtje pa leje

Gjatë ditës së djeshme, Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjakovë nën dyshimin e kryerjes së veprave penale “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas raportit 24 orësh, personi i arrestuar dyshohet se kishte kërkuar nga viktima femër kosovare që ajo të largohet nga banesa.

Rasti në Polici është raportuar nga vetë viktima, e cila ka theksuar se paraprakisht me të dyshuarin kishin pasur një mosmarrëveshje verbale.

Tutje, thuhet se gjatë kontrollit tek i dyshuari janë gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një thikë.

“Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, viktima është dërguar  në strehimore ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter