|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar në rastin “Subvencionet 3”

Prishtinë, 21 korrik 2023 – Në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamentin Special ka dështuar të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar në rastin e njohur si “Subvecionet 3”, raporton “Drejtësia Sot”.

Arsye për dështimin e seancës së sotme ishte mungesa e të akuzuarit S.S., dhe e mbrojtësit të tij, avokati Halit Shaljani.

Sa i përket mungesës së të akuzuarit S..S., dhe mbrojtësit të tij, kryetarja e trupit gjykues Valbona Musliu-Selimaj theksoi se ata nuk e kanë arsyetuar mungesën pavarësisht se nga gjykata kanë qenë të ftuar në mënyrë të rregullt.

Në këto rrethana, gjyqtarja Musliu-Selimaj theksoi se nuk ka kushte për mbajtjen e seancës së sotme të shqyrtimit fillestar dhe të njëjtën e caktoi për datën 6 shtator 2023, në ora 09:30.

Në rastin “Subvencionet 3”, bashkë me të pandehurin S.S., nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës po akuzohen edhe nëntë persona të tjerë për mashtrime me subvencione të Ministrisë së Bujqësisë.

Ndryshe, në seancën e sotme prezent ishin të pandehurit e tjerë H.M., L.S., V.P., H.A., B.G., A.A., A.A2, S.K., dhe K.M., së bashku me mbrojtësit e tyre.

Monitoruar nga Rinor Bajrami

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter