|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Aktakuzë ndaj dy serbëve për tentim pjesëmarrje në sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve S.J dhe I.S, të cilët dyshohet se kishin tentuar të marrin pjesë në veprimet e dhunshme në Leposaviq, më datë 29 dhe 30 maj 2023.

Sipas PSRK-së, të akuzuarit S.J dhe I.S., të dy të nacionalitetit serb, kanë tentuar të marrin pjesë në turmën e mbledhur dhe të ndërmarrin veprime të dhunshme të huliganizmit me datë  30.05.2023, në pikë kalimin kufitar në Jarinjë, komuna e Leposaviqit.

Prokuroria pretendon se të akuzuarit fillimisht e kanë kaluar kufirin dhe në bashkëkryerje kanë ndërmarrë të gjitha veprimet përgatitore të nevojshme, sende të destinuara për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm, dëmtimin e objekteve publike dhe private si dhe shkaktimin e dëmtimeve trupore personave zyrtar.

S.J dhe I.S pretendohet se duke qenë në kontakt me pjesëmarrës tjerë të turmës në Leposaviq, janë pajtuar që ti bashkëngjiten turmës së dhunshme të protestuesve serb të datës 29.05.2023, me ç’rast protestuesit kishin ushtruar dhunë të pakontrolluar, me mjete të forta, mjete shpërthyese të improvizuara si dhe me armë zjarri, nga të cilat ishin lënduar të paktën 30 pjesëtarë të forcave paqeruajtëse të KFOR-it, tre nga ta nga predhat e armëve të zjarrit.

Po ashtu, në këtë ditë ishin shkaktuar dëme materiale të konsiderueshme në automjetet e KFOR-it, Policisë së Kosovë, si dhe në veturat e gazetarëve që kanë mbuluar ngjarjet e kësaj dite, të cilat përfshijnë djegien e plotë të disa automjeteve ose dëmtimin fizik në masë të madhe.

Kjo turmë e protestuesve sipas PSRK kishte shkaktuar rrezik në shkallë të gjerë për jetën dhe trupin e shumë njerëzve dhe pasurisë.

Por, më datë 30.05.2023, S.J dhe I.S, ishin ndaluar nga ana e pjesëtarëve të policisë së Republikës   së Kosovës dhe kështu ishte pamundësuar pjesëmarrja e tyre në turmën e lartpërmendur.

Me këto veprime të pandehurit S.J dhe I.S. në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale huliganizmi”.

Ndërkaq, të pandehurit I.S gjatë kontrollimit të veturës së markës “Honda” me targa sllovene, të cilën ai e drejtonte, i janë gjetur dhe sekuestruar katër sprej dhe  një piper sprej për të cilat nuk kishte autorizim që ti mbajë.

Me këto veprime i pandehuri e ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Drejtësia Sot ka raportuar në vazhdimësi për këtë rast: https://drejtesiasot.com/2023/05/30/tensionet-ne-veri-arrestohen-dy-qytetare-serb-per-sulm-ndaj-ushtareve-te-kfor-it/

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter