|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Prokurori i Shtetit ngrit 38 aktakuza, dy prej tyre për dhunë në familje

Prishtinë, 21 korrik 2023 – Prokurori i Shtetit njofton se nga Prokuroritë Themelore janë ngritur 38 aktakuza kundër 47 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

“Drejtësia Sot” raporton se dy nga këto aktakuza janë ngritur kundër dy personave për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer dhunë në familje.

Sa i përket kësaj vepre penale, në raportin 24 orësh thuhet se Prokuroria Themelore Prishtinë-Departamenti i Përgjithshëm ka paraqitur dy kërkesa për caktimin e masës së sigurisë ndaj dy personave.

Kërkesa e parë ka të bëj me caktimin e masës së paraburgimit ndërsa e dyta është parashtruar për caktimin e masës së arrestit shtëpiak.

Po ashtu, nën dyshimin se kanë ushtruar dhunë në familje, Prokuroria Themelore në Prizren ka paraqitur pranë gjykatës kompetente dy kërkesa për caktim të masës së paraburgimit kundër dy personave./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter