|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

17 raste të dhunës në familje u raportuan gjatë tri ditëve të fundit

Policia e Kosovës njofton se gjatë tri ditëve të fundit në nivel vendi janë raportuar gjithsej 17 raste të dhunës në familje.

Nga numri i rasteve të raportuara prin qyteti i Prizrenit me tri raste të tilla i pasuar nga Prishtina, Fushë Kosova, Malisheva dhe Dragashi me nga dy raste dhe Graqanica, Gjilani, Gllogoci, Peja, Vushtrria dhe Gjakova me nga një rast të tillë.

Kësisoj, vetëm gjatë 24 orëve të fundit në nivel vendi u raportuan pesë raste të kësaj natyre, dy nga të cilat në Fushë Kosovë, dy në Dragash dhe një Gjilan.

Lidhur me këto raste, Policia njofton se ka liruar në procedurë të rregullt një person ndërsa ka arrestuar katër të tjerë, të cilët më pas janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Ndërsa në raportin policor të ditës së diel u raportua për katër raste ku persona të dyshuar kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshortëve të tyre.

Këto raste janë raportuar në komunën e Gllogocit, Prizrenit, Pejës dhe të Vushtrrisë, me ç’rast janë arrestuar katër persona të dyshuar dhe ndaj të cilëve është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

Lidhur me raporti 24 orësh të Policisë së Kosovës për ditën e shtunë, ky institucion raporton se ka pranuar informata për pesë raste të dhunës në familje në nivel vendi.

Tri nga këto raste janë raportuar në rajonin e Prishtinës ku, me vendim të prokurorit të shtetit, masa e ndalimit i është shqiptuar tre personave.

Të ndaluarit dyshohet se ushtruan dhunë ndaj familjarëve të tyre, të gjitha viktima femra kosovare.

Tutje, në raportin e së shtunës, Policia njoftoi edhe për dy raste të dhunës në familje në rajonin e Prizrenit.

Lidhur me rastet e raportuara, Policia njofton se një person është arrestuar për shkak se kishte ushtruar dhunë ndaj motrës së tij, ndërsa i arrestuari i dytë dyshohet që sulmoi fizikisht gjyshen e tij.

Rasti tjetër i raportuar gjatë të shtunës dyshohet se ka ndodhur në Gjakovë, ku prindërit kanë informuar Policinë së djali i tyre që gjendet në arrati i ka sulmuar ata fizikisht.

Ndërsa në rastin tjetër në Malishevë është arrestuar një grua pasi që dyshohet se ka sulmuar fizikisht ish-bashkëshortin e saj. Gjatë sulmit lëndime ka pësuar fëmija i tyre i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.

Kurse rasti i fundit që është raportuar po ashtu dyshohet se ka ndodhur në Malishevë, ku është arrestuar një person pasi i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe djalit të tyre.

Viktimat pas tretmanit mjekësor janë dërguar në strehimore ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje./Drejtësia Sot

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter