|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Dështon të mbahet mbledhja e Këshillit Prokurorial të Kosovës

Në mungesë të kuorumit, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka dështuar ta mbajë mbledhjen e thirrur për ditën e sotme.

Kryesuesi i KPK-së, Jetish Maloku bëri të ditur se në takimin e thirrur prezent ishin vetëm 8 anëtarë dhe kësisoj nuk është plotësuar kuorumi për mbajtjen e këtij takimi.

Më këtë rast, mbledhja e planifikuar të mbahej sot u shty për datën 27 korrik 2023, nga ora 13:00.

Aktualisht, KPK në përbërjen e saj ka 11 anëtarë nga 13 sa parashihet me Ligj, dhe për mbajtjen e takimeve të këtij institucioni prezent duhet të jenë se paku 9 anëtarë.

Ndryshe, njëra nga pikat më të rëndësishme që pritej të shqyrtohej nga KPK ishte Plotësimi dhe Ndryshimi i Rregullores Nr. 06/2019 për Emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe Kryeprokurorëve të Prokurorive të Republikës së Kosovës, i cili vie si shkak i ndryshimit të Ligjit për Prokurorin e Shtetit.

Lidhur me Plotësimin dhe Ndryshimin e kësaj Rregulloreje, Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) më 12 korrik 2023, ka dërguar në KPK komentet mbi çështjet që duhet të ketë parasysh ky institucion gjatë hartimit të këtij akti nënligjor.

Tutje, në agjendën e takimit të sotëm, si pika për shqyrtim ishin: miratimi i procesverbaleve nga dy takime paraprake; plotësimi dhe ndryshimi Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2018 për caktimin e normës orientuese për Prokurorët e Shtetit; Rregullorja për shtesat dhe kompensimet për të punësuarit e Sistemit Prokurorial (të gjitha llojet e shtesave); plotësimi dhe ndryshimi i tri vendeve të mëhershme të KPK-së; caktimi i Zyrtarit Përgjegjës për Qasje në Dokumente Publike; Kërkesat lidhur me pushimin e lehonisë për të dy prokuroreve; dhe njoftimi për pensionim të një prokurori të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë./Drejtësia Sot

Monitoruar nga Leotrim Pajaziti

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter