|

Search
Close this search box.

Projekt i realizuar nga:

drejtesiasot.com justice today drejtesia sot rolpik.org website logo

Shpallet aktgjykim dënues ndaj katër ish-inspektorëve të komunës së Prishtinës

Gjykata Themelore në Prishtinë-Departamenti Special sot ka shpallur aktgjykim dënues në çështjen penale ndaj Ismet Halitit, Skender Canollit, Mërgim Shalës dhe Vehbi Avdullahut.

Katër të dënuarit akuzohen se gjatë përiudhës kohore 2010-2014, si ish-inspektorë në Komunën e Prishtinës kishin keqpërdorur pozitën zyrtare duke mos parandaluar disa ndërtime të kundërligjshme në kryeqytet.

Me aktgjykimin e sotëm, i akuzuari Ismet Haliti u dënua me 2 vite burgim efektiv, dhe si dënim plotësues iu konfiskuan 3 automjete dhe para në shumën prej 11 mijë eurosh.

I akuzuari Skender Canolli u dënua me 1 vit burgim efektiv, iu konfiskua një veturë si dhe para në shumën prej 10,560 franga Zvicerane, 2,600 dollarë Amerikan dhe 1,880 euro.

I akuzuari i tretë, Vehbi Abdullahu, u dënua nga gjykata me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj, i cili me pëlqimin e të pandehurit do të zëvendësohet në dënim me gjobë në shumën prej 12 mijë euro.

Po ashtu, gjykata shpalli fajtor edhe të akuzuarin Mërgim Shala, të cilit i shqiptoi dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 muaj dhe iu konfiskua një banesë si dobi pasurore e fituar me vepër penale.

Sa i përket dënimit me burgim, me pëlqimin e të pandehurit Shala, ky dënim u zëvëndësua me dënim me gjobë në shumën prej 10 mijë eurosh.

Sipas aktakuzës, të pandehurit Ismet Haliti, Skender Canolli, Mërgim Shala dhe Vehbi Abdullahu, akuzoheshin se në cilësinë e inspektorëve të Komunës së Prishtinë, gjatë përiudhës kohore 2010-2014, nuk i kanë parandaluar objektet e kundërligjshëm të investitorëve si “ Hysi Group”, “Naki Trade”, “ Al Petrol”, “Tregtia”, “ Euro Abi”, “Reforma”, “VS Construction” dhe “ Art Group”.

Me këtë rast Prokuroria i ngarkon secilin veç e veç me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtarë”./Drejtësia Sot

Monitoruar nga Rinor Bajrami

Facebook
Pinterest
LinkedIn
Twitter